Bardhi e Noka e dhunuan, Açka paralajmëron: Javën tjetër do e mbledh sërish komisionin!

Pavarësisht sulmeve me të cilar u përball dje nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, Flutura Açka në emisionin “Kontrast” në Report Tv u shpreh e bindur se do ta mbledhë sërish javën e ardhshme Komisionin e Mediave. Ajo nënvizoi se bojkoti nuk është zgjidhja.

“Të bësh retorikë vetëm ky është kushti nuk e dua Alibeaj, pse çfarë ka Alibeaj nuk është opozitar, pse foltorja, kishte mundësi në komision të bënte mbrojtjen. Pse duhet të largohemi ne nga institucionet, një formë bojkoti, e rrezikshme se na pret gjuhën fare. Çiraku doli më radikal se ustai”.

“Po patjetër që do e mblidhja sërish javën tjetër komisionin”, tha ajo.

Exit mobile version