Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i ka kthyer përgjigje Mark Babanit të Bashkisë së Vaut të Dejës, pasi ky i fundit mohoi akuzat se është dënuar në Itali për vjedhje makinash dhe ka ndryshuar emrin.
“Mark Babaj bën shumë mirë që paska avokatë, se do t’i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehje të faktit që është arrestuar për vjedhje makinash në Siçili më në 4 Prill 1994.
Derisa të bëjë gati padinë ndaj meje, të përgjigjet edhe për një fakt tjetër nga jeta e tij nëpër “hotelet” e Italisë.
Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur?
Nëse për këtë Marq Babaj nuk e ka kujtesën shumë të fortë, do t’ia rifreskojmë në vazhdim.
Mirë është që hajduti i makinave të Siçilisë të mos ia qajë hallin Edi Ramës, se atij i duhet avokat për vete.
p.s: Kur Marq Babaj të më padisë, të më njoftojë me cilin nga 4-5-6-7 emrat që ka përdorur Mark Babani i Edi Ramës për t’iu fshehur drejtësisë italiane, duhet ta kërkoj në sistemin e gjykatës”, shkruan Bardhi në një postim në Facebook.