Ministri ende në detyrë i Drejtësisë, Gazment Bardhi, ka shprehur tronditjen e thellë nga lajmi i trishtë i vrasjes së gjyqtares së Shkodrës, Fildes Hafizi, nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi. Bardhi i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së gjyqtares së ndjerë, dhe kërkon me forcë dënimin maksimal ndaj autorit të kësaj ngjarje të rënde kriminale. “Vrasja e një nëne nga ish-bashkëshorti i saj, është këmbanë alarmi për shoqërine shqiptare. Mbrojtja e saj ka qenë detyrim për autoritetet përgjegjëse, të cilat sot duhet të nxjerrin me urgjencë përgjegjësitë e tyre dhe mbajnë përgjegjësinë për mosveprim. Humbja e një gjyqtareje profesioniste, është humbje për sistemin e drejtësisë. Shprehim edhe njëherë ngushëllimet tona për familjen dhe Zoti qoftë me ta në këto momente të vështira”, thuhet në reagimin e Bardhit. Fildes Hafizi kishte që në vitin 2015-të urdhër mbrojtjeje ndaj Fadil Kasemit, i cili ka tentuar ta vrasë dy vite më parë në plazhin e Golemit.
Kryesore
Continue to the categoryMungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore
Nga Ben Andoni
Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të opozitës dhe maxhorancës...