Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi vlerësoi si të dështuar reformën në drejtësi në 2 objektivat madhore: eficenca dhe dhënia fund e pandëshkushmërisë së zyrtarëve te lartë. “Për fat të keq edhe përse kemi hyrë në vitin e gjashtë të zbatimit të refiormës në Drejtësisë ka zero rezultate në raport me të dy objektivat madhore që kishte Reforma në Drejtësi.
Jam i sigurt se nëse vazhdojmë me të njëjtin njësi matëse apo vlerësuese për arritjet e reformës në Drejtësi edhe kur të jemi në vitin e 16-të të zbatimit të Reformës, do të vazhdojmë të quajmë “sukses” faktin që po plotësojmë gjykatat e Apelit. Siç merr në konsideratë edhe raporti i Progresit, Gjykata e Apelit ka një numër sa gjysma e gjyqtarëve që do të duhej të kishin dhe kjo ka sjellë të kundërtën e asaj që prisnin qytetarët, një drejtësi me cilësi dhe në kohë të shpejtë”, tha zoti Bardhi në takimin e Këshilit Kombëtar të Integrimit.