Bardhi në Vlorë: Ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës. Ndryshimi është vetëm çështje kohe

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi zhvilloi një takim me strukturat në qarkun e Vlorë. Bardhi u shpreh se, ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës. Ndryshimi është vetëm çështje kohe

“Nga turi kombëtar me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, takimet në qarkun e Vlorës duhet t’i veçoj si mbresëlënëse. Në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë i gjeta demokratët të mobilizuar për t’i prirë ndryshimit.

Nga bashkëbisedimi i hapur kuptova se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, u shpreh Bardhi.

Exit mobile version