Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi deklaroi pas daljes ng ambjentet e komisariatit Nr.6 u mbahen të ndalura 5 protetsues mes të cilëve edhe ish-deputeti Balliu, se opozit nga ky moment nuk e njeh më legjitimitetin e Drejtorit të policisë së Tiranës.
“Ai është një kriminel” tha Bardhi. Sekretari i Përgjithshëm i PD deklaroi se me urdhër politik të Ramës, policia po intimidon qytetarët dhe po kërkon të sajojë prova të rreme ndaj të ndaluarve.
Qindra qytetarë po protestojnë përpara këtij komisariati të policisë dhe deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në lirimin e të ndaluarve.