Opozita përshkallëzon aksionin me protesta, ku së fundmi mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha i është bashkuar dje për herë të parë në më shumë se një muaj nga nisja e saj edhe grupimi i Gazment Bardhit.
Në analizën e tij për “Ora News” gazetari Poli Hoxha u shpreh se kishte ardhur momenti që Gazment Bardhi të bëhej burrë dhe të dilte hapur në krah të Berishës.
“Gazment Bardhi nuk pozicionohej dhe nuk prononcohej politikisht burrë dhe të thoshte që “kryetari jonë është Sali Berisha”.
Sepse në fund të fundit është një strukturë politike, dhe Gazment Bardhi nuk ka asgjë nga këto dhe politikisht duhej ta zgjidhte këtë ngërç.
Pashë në konferencën për shtyp sot dhe përsëri u spërdrodh kur u pyet për këtë çështje, por ai vazhdon ta mbajë një dorë në revani dhe një dorë në bakllava. Nga njëra anë do të paraqitet se është pro-amerikan, dhe nga tjetër janë me Berishën.
Sa i përket protestave të lajmëruara, është vërtetuar se ky grupim politik nuk ka më forcën për të mbledhur nga 50 mijë veta në shesh”, u shpreh në analizën e tij Poli Hoxha.