Bardhi prezanton drejtuesin politik në qarkun e Shkodrës për zgjedhjet e 25 Prillit, Helidon Bushati: Ja cili është synimi ynë…

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka prezantuar Helidon Bushatin si drejtuesin politik të qarkut të Shkodrës për zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

“Ne ofrojmë modelin e qytetarisë. Shkodra ka zgjuarsinë për të bërë dallimin”, tha Bardhi. Ndërsa Bushati tha se, është një rikthim nga ana formale.

“Unë kam qenë vazhdimisht prezent në Shkodër. Objektivat tona janë të arritshme. Mendojmë që ato të jenë minimalja, 7 deputetë në Shkodër është minimalja që kërkon PD. Unë do të doja edhe me strukturat drejtuese të PD-së Shkodër që fushata të jetë gjithë përfshirja e forcave progresiste që nuk e shohin Edi Ramën si një person të denjë për të qeverisur. Unë i bëj ftesë do personi që e shohin si të keqen më të madhe të këtij vendi, të japin votën për PD në fitoren historike”, u shpreh Bushati.

Helidon Bushati është ish-deputet i PD. Në zgjedhjet e 2017, ai pranoi të largohej nga lista e Shkodrës, në një vend të sigurtë, për t’i hapur rrugën përfaqësimit të Vaut të Dejës. Më pas, Bushati u zgjodh anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, detyrë që e ushtron deri më sot.

Exit mobile version