Sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi deklaron se Erion Veliaj, Edi Rama dhe Sali Berisha heshtën sot përballë fakteve të dorëzuara në SPAK nga Partia Demokratike se prishja e shtëpive të qindra familjeve tek ‘5 maji’ është bërë për llogari të pazarit 10 milion euro me një të dënuar për trafik droge.
Reagimi
Ai ka publikuar dokumentet teksa thekson se kallëzimi i depozituar sot në SPAK nga PD, i bazuar në fakte konkrete, rrëzon mashtrimin e aleancës së re mes Erion Veliajt dhe Sali Berishës, për të bërë pis PD dhe demokratët me shpifjet e tyre.
Erion Veliaj, Edi Rama dhe Sali Berisha heshtën sot përballë fakteve të dorëzuara në SPAK nga Partia Demokratike se prishja e shtëpive të qindra familjeve tek 5 maji është bërë për llogari të pazarit 10 milion euro me një të dënuar për trafik droge.
Kallëzimi i depozituar sot në SPAK nga PD, i bazuar në fakte konkrete, rrëzon mashtrimin e aleancës së re mes Erion Veliajt dhe Sali Berishës, për të bërë pis PD dhe demokratët me shpifjet e tyre.
Aleatët Erion Veliaj dhe Sali Berisha duhet të përgjigjen:
👉 Pse heshtin për shkeljen e ligjit?
👉 Si ka mundësi që miku i tyre trafikant droge ka përfituar 10 milion euro nga fondet e rindërtimit në lagjen 5 Maji, në kundërshtim të hapur me ligjin?
👉 Kush po ia mbyll gojën për këtë aferë edhe Erion Veliajt, edhe Sali Berishës?
Pavarësisht heshtjes së koordinuar të Erion Veliajt dhe Sali Berishës, drejtësia duhet të flasë për këtë skandal! SPAK duhet të veprojë! Ligji duhet të zbatohet! Krimi i organizuar nuk mund të pasurohet me fonde publike, në aleancë me politikanë të korruptuar, në kurriz të pronës së shqiptarëve, në kundërshtim me ligjin.