Bardhi publikon videon: Edi Rama është përgjegjësi kryesor për përfshirjen e…

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi publikoi një video, duke theksuar se ‘Edi Rama është përgjegjës kryesor për përfshirjen e krimit në politikë’.

“Edi Rama është përgjegjës kryesor për përfshirjen e krimit në politikë.

5 kryebashkiakët e rinj ilegjitimë, trafikantë droge, hajdutë, falsifikatorë, dhunues apo vrasës janë vetëm maja e ajsbergut të lidhjeve të Edi Ramës me botën e errët të krimit, tek e cila bazoi karrierën politike dhe po mban pushtetin.

Ndarja e politikës nga krimi nis me largimin e Edi Ramës,” shkruan Bardhi, duke shtruar sërish pyetjen: Kush është i radhës?

Exit mobile version