Bardhi: Rama i ka orët e numëruara, askush s’mund ta ndalë popullin nesër!

• Ka një person të lidhur me krimin, që është i interesuar dhe i përgatitur për të ushtruar dhunë. Ai quhet Edi Rama.

• Se ku do të protestojë populli, këtë e vendos populli dhe jo kryeministri I dalë boje në sytë e shqiptarëve dhe të partnerëve ndëkombëtarë.

• Në protestë nuk do të jenë Rama Dako, Tahiri, Ndoka, Prenga, Frroku, Bushi, Bardhi, as Roshi, Çyrbja, Xhafaj, Gjiknuri.

• Edi Rama dhe Policia Politike e dinë se numërimi mbrapsht ka filluar dhe se asgjë nuk mund ta ndalë dot popullin!

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJTIHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI
Jam sot këtu, në emër të Partisë Demokratike, për të lajmëruar Policinë Politike të frikacakut Edi Rama se ka vetëm një person të lidhur me krimin, që është i interesuar dhe i përgatitur për të ushtruar dhunë. Ai quhet Edi Rama. Thirrjet e policisë që ne të distanohemi nga ata që inkurajojnë dhunë apo nga personat me rekorde të rënda kriminale janë sa qesharake, aq edhe kriminale.
Partia Demokratike nuk ka nxitur kurrë dhunë dhe as nuk ka patur në rradhët e saj njerëz të krimit! Persona me rekorde të rënda kriminale nuk janë mes nesh, nuk janë mes protestuesve, por janë në qeveri dhe me qeverinë.

Njoftojmë Policinë Politike se as shtetasi Vangjush Dako, as shtetasi Saimir Tahiri, as shtetasi Arben Ndoka, as shtetasi Armando Prenga, as shtetasi Mark Frroku, as shtetasi Artur Bushi, as shtetasi Artur Bardhi, as shtetasi Elvis Roshi, as shtetasi, Jurgis Çyrbja, as shtetasi Fatmir Xhafaj, nuk do të jenë në protestë. Ndërsa shtetasit Edi Rama dhe Damian Gjiknuri do të jenë në Vlorë, në një antimiting, ku administrata është detyruar forcërisht të marrë pjesë.
Në shesh do të jetë Populli i vjedhur dhe i varfëruar nga kjo bandë kriminale, duke protestuar kundër kësaj bande kriminale!
Gjithashtu, njoftojmë Policinë Politike se asnjë nga rrugët në Tiranë nuk është më e rëndësishme se hapja e rrugës për të ardhmen, të cilët shqiptarët do ta realizojnë nesër me bashkimin më të madh pas pluralizmit politik. Rrugën tonë nuk ka fuqi të na e bllokojë! Aq më pak një polici e keqpërdorur nga një kryeministër frikacak apo akoma më keq, një polici që u përdor nga trafikantët e drogës për ta bërë Shqipërinë Kolumbinë e Europës.
Se ku do të protestojë populli këtë e vendos populli dhe jo Policia Politike e kryeministrit të dalë boje në sytë e shqiptarëve dhe të partnerëve ndëkombëtarë.
Edi Rama dhe Policia Politike e dinë se numërimi mbrapsht ka filluar dhe se asgjë nuk mund ta ndalë dot popullin! Të bashkuar ne do të jemi të gjithë në shesh për ta çliruar vendin nga e keqja!
Ndryshimi është në dorën e shqiptarëve të bashkuar dhe, që nga nesër, të gjithë bashkë, nuk do të lejojnë më një bandë të vendosë për ta, por do ta marrin fatin në duart e tyre!

Artikulli paraprakDenoncimi i prindërve: Persona që mbrohen nga policia drogojnë dhe përdhunojnë vajzën 14 vjeçe nën kërcënim
Artikulli tjetërStudentët Demokratë të Europës mesazh për protestën: Jemi me ju për një Shqipëri më të mirë!