Bardhi reagon ndaj Ramës: Vazhdo tek plehrat se je mirë! Do të mbetesh vegël në dorën e krimit të organizuar!

Sekretari i Pergjithshem i PD Gazment Bardhi reagon ndaj Rames: Mos harxho kohen me procesin transparent te perzgjedhjes se kandidateve, do të mbetesh vegël në dorën e krimit të organizuar.

Vazhdo tek plehrat se je mirë. 😂

Mos harxho kohën kot me procesin transparent të përzgjedhjes së kandidatëve nga PD bashkë me qytetarët, sepse nuk të beson më askush për asgjë. Shqiptarët janë mbingopur nga gënjeshtrat dhe batutat e tua të lodhura.

Ti dhe Qeveria jote e dështuar nuk ka asnjë lidhje me qytetarët. Prandaj nuk ke as bilanc, as ide, as zgjidhje për hallet e shtuara të qytetarëve. Ke qënë, je dhe do të mbetesh vegël në dorën e krimit të organizuar dhe Kryetar i denjë i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur.

Artikulli paraprakPandemia del jashtë kontrollit, 11 të vdekur nga Covid-19 dhe 507 raste të reja në 24 orë, ja zonat e kuqe
Artikulli tjetërSituata e rëndë edhe në shkolla, Covid-19 i merr jetën 3 mësuesve në 24 orë