Bardhi: Shqipëria në udhëkryq për blerjen e votës nga krimi i organizuar për pushtetin e Ramës dhe Ballës

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me raportin e rrjetit “Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar”, i cili publikoi të dhënat mbi flukset e emigrantëve, drogës dhe parave të pista në Ballkanin Perëndimor.

Në reagimin e tij, Bardhi shkruan se, me Taulant Ballën, me vota të blera nga krimi i organizuar dhe me Edi Ramën në krye, për fat të keq Elbasani dhe Shqipëria ngelen në udhëkryq.

Reagimi i Bardhit

Me Taulant Ballën me vota të blera nga krimi i organizuar dhe me Edi Ramën në krye, për fat të keq Elbasani dhe Shqipëria ngelen në udhëkryq. Elbasani, cilësohet si qendër kyçe e shkëmbimeve lindje-perendim të opiumit dhe heroinës, sipas raportit të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar. Beteja për zgjedhjet dhe demokracinë ia vlen. Lufta ndaj krimit dhe politikanëve të lidhur me krimin ia vlen. Beteja bëhet për qytetarët dhe për vendin.

https://www.zeriamerikes.com/a/5884645.html

Artikulli paraprakShqipëria vendi kyç për të gjitha trafiqet e mundshme! Elbasani, qendër e opiumit dhe heroinës
Artikulli tjetërLubonja: Janë shumë elementë pse zgjedhjet duhen ribërë