Bardhi thirrje Arta Markut: Pa ndëshkuar hajdutët e votave nuk ka zgjedhje të tjera, boll më me lojëra!

Sekretari i Përgjithsmë i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar kundër Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku për udhëzimin që ajo i ka drejtuar më 21 qershor, prokurorive, për verifikimin e integriteti të kandidatëve në zgjedhje ashtu si dhe për hetimin e ndjekjen penale të personave që do të dhunojnë zgjedhjet e 30 qershorit, sipas saj.

Gazment Bardhi i ka bërë thirrje Markut të mos humbasë kohën kot me shkresurina pa vlerë, por të ndëshkojë hajdutët e zgjedhjeve.

Mesazhi i plotë i Bardhit

Përfaqësuesja e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme Arta Marku i ka mbi tavolinë dy dosje të krimeve mostruoze zgjedhore, nr. 184/2016 dhe nr. 339/2017. Po humb kohën kot me udhëzime e shkresa pa vlerë!

Boll pengove hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të hajdutëve të zgjedhjeve, të kapur me përgjime të ligjshme të prokurorisë për krime të rënda.

Krime zgjedhore të rënda janë blerja e votave, kanosja e votuesve, presioni mbi administratën apo përdorimi i administratës për zgjedhje. Këto krime duhen ndëshkuar, pavarësisht nëse janë kryer nga Ulsiu, Damiani apo Vangjushi.

Pa u ndëshkuar hajdutët e zgjedhjeve, nuk mund të ketë zgjedhje të tjera në Shqipëri.

Boll më me lojra dhe propagandë. Koha për drejtësi është tani!

Artikulli paraprakParalajmërimi i Presidentit për Ramën: Tërhiqu, se asgjë dhe askush nuk do të justifikojë përballë ligjit
Artikulli tjetërBylykbashi: S’ka burg të na kthejë nga rruga jonë, Rama në panik urdhëron ta shoqërojnë në polici