Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë edhe me një platformë të qartë për të rinjtë, në takimin që po mban në këto momente me të rinjtë e Elbasanit.
Në fjalën e tij, Basha u premtoi të rinjve që çdo student me të ardhura të ulëta do përfitojë 100 përqind bursë.
Kurse për ata studentë që kanë të ardhura mbi 640 mijë, do të ketë bursë 50 për qind.