Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet ditën e sotme në Vlorë, ku ka vizituar një fabrikë ulliri në fshatin Trevllezër. Pronari i fabrikës Piro Myrtaj, në bisedën që pati me kreun e opozitës tha se prodhimi i ka mbetur stok nga mungesa e tregut dhe rënia e kërkesës. “Programi ynë e bën të mundur siç janë fermerët e Kosovës dhe të Maqedonisë, të jenë njerëz me mirëqenie dhe me para në xhepat e tyre. E vetmja gjë që duhet është dëshira për të ndihmuar njerëzit. Çfarë janë 100 milionë euro?
Se kështu duket shifër e madhe. Janë një koncesion i Edi Ramës. E ka mbushur ku do t’i gjejë lekët, ku do t’i gjejë lekët ? Lekët do t’i gjejë tek buxheti i shtetit. Ku i gjend zotrote që ja jep lekët oligarkëve? Ku i gjen ti që ja jep Vilma Nushit me shokë? Te buxheti i shqiptarëve. Nuk do t’i marrin më ata, do t’i marrin fermerët, do t’i marri sipërmarrja, do t’i marrin ata që hapin vende pune. Këtu do të shkojnë paratë e shqiptarëve,” tha Basha.
Lulzim Basha: Sa keni prodhuar këtë vit?
Piro Myrtaj: Po këtë vit kemi prodhuar, po na ka ngelur vaji stoqe, nuk ka treg, ka mungesë tregu. Shteti s’na ka ndihmuar në subvencionet e fidanëve, mbjelljen, as me rimbursimin e karburanteve që djegim. Se ne transportin e ua bëjmë falas me fshatarët e thjeshtë.