Basha: 100 milionë euro subvencione vjetore direkte për fermerët

Lulzim BASHA

Shqipëria po zhytet çdo ditë në varfëri ndërsa qeveria vazhdon që lekët e tyre t’i çojë për tendera e koncesione korruptive. Kriza ekonomike i ka goditur rëndë fermerët, prodhimet e tyre po kalben nga mungesa e tregut dhe rënia e fuqisë blerëse.

Sot në Lushnjë, sipërmarrës dhe fermerë me treguan se si pandemia e ka thelluar edhe me shumë krizën. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë dhe nuk ka asnjë plan për t’i shpëtuar nga rrënimi. Për këtë arsye ne hartuam planin për të ndihmuar biznesin e qytetarët në këto kohë të vështira.

– 100 milionë euro subvencione vjetore direkte për fermerët shqiptarë;
– 50 milionë euro investime për modernizimin e infrastrukturës bujqësore;
– heqjen e taksës së qarkullimit 240 lekë për litër që do të ulë çmimin e karburantit.

Në 7 vjet qeveria nuk dha asnjë subvencion për fermerin, duke e bërë më të braktisurin në rajon sepse paratë e subvencioneve shkojnë për klientët e qeverisë. Vetëm për inceneratorin e Fierit, që akoma nuk ekziston, janë zhdukur 24 milionë euro, me të cilat mund të ndihmoheshin 24 mijë biznese. Me një çek prej 1 mijë euro për 6 muaj, të ndihmoheshin mijëra fermerë apo mijëra të papunë.

Me ne, vjedhja e parave për projekte si inceneratorët, do të marrë fund. Kush ka abuzuar me fondet e shqiptarëve do të çohet para drejtësisë.

Qeveria duhet tu vijë sot në ndihmë fermerëve, që kriza të mos u pamundësojë dhe ushqimin e përditshëm.
Ndërkohë në planin tonë 100 milionë euro do t’i dedikohen fermerit shqiptar, subvencione të drejtpërdrejta dhe 50 milionë euro do të shkojnë për investime në bujqësi.
#ditëmëtëmira

Artikulli paraprakDeklarata e fortë e Kryeprokurorit: Situata si në vitet 70-80 me mafian në Siçili, ajo që po ndodh me krimin vetëm maja e ajsbergut
Artikulli tjetërÇmendet Rama: “Rrugën e Kombit e bëra unë”!