Duke bashkēbiseduar me studentēt në Shkodër pēr gjendjen e rëndë të shēndetēsisē dhe largimin e mjekēve dhe infermierēve tē rinj, kreu i opozitës Lulzim Basha theksoi rritjen e pagave si prioritet kryesor tē qeverisē qē ai do tē drejtojē, kur shqiptarēt t’i japin besimin me votē.
“Jemi nē emergjencē pērsa i pērket shēndetēsisē. Kurrē nuk ka patur kaq pak mjekē pēr frynē. Edhe nē diktaturē kemi patur mē shumē mjekē. Sot jemi nē nivele afrikane, sepse mjekēt dhe infermierēt po emigrojnē, kryesisht drejt Gjērmanisē.
Ka vetēm njē zgjidhje. Rritje e pagave e mjekēve dhe infermierēve. Standardi i parē qē do tē aplikojmē si qeveri do tē jetē ai i Kosovēs, jo i Gjermanisē, Italisē apo Zvicrēs, por i Kosovēs.
Me kētē standard, rritja e parē e pagave do tē jetē 1200 euro pēr mjekēt dhe 700 euro nē muaj pēr infermierēt. Kjo do tē ndalē hemoragjinē, por nuk ēshtē zgjidhje finale, pasi sistemi shēndetēsor ka nevojē pēr njē reformē tē thellē, pēr tē cilēn do tē kemi rast tē diksutojmē mē takime tē tjera”, u shpreh Basha.
Gjatë bashkëbisedimit në ‘Rrugëtimin për Shqipërinë’ një i ri, i tha kreut të PD se, kanë ngelur kaq pak të rinj në vend, sa nuk bëhet dot as për të luajtur futboll në kalçeto.
Pas takimit, Lulzim Basha bëri një krahasim me kalçeton, duke thënë se janë më pak se një ekip kalçetoje që po mban peng vendin.
“Kryetar bashkish nuk ka në asnjë qytet të Shqipërisë. Shqipëria nuk ka asnjë bashki. Në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë, shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme sepse shqiptaret nuk e meritojnë të largohen.
Partia Socialiste vazhdon qe t’i shërbejë vetëm një grupi njerëzish. Edhe socialistët janë të mërzitur, të keqqeverisur. Ai po i turpëron çdo dite me kandidatë të kriminalizuar”, tha Basha.