Basha: 15-18 orë në ditë në krye të detyrës, ka pasur raste edhe 5 ditë pa parë fëmijët

Kryetari i opozitës, Basha ka deklaruar se dita e tij punës që nga momenti që ka hyrë në politikë është 15-18 orë në ditë në krye të përgjegjësive që ai ka pasur gjatë kohës që ka qenë në funskione drejtuese në qeveri dhe sot në opozitë. “Kjo është një detyrë që kërkon sakrifica. Ka pasur raste që kanë kaluar ehe 4-5 ditë pa takuar vajzat e mia”, tha Basha.

“Që ditën e parë që kam hyrë në politikë, çdo pronë dhe pasuri e imja ka qenë transparente. Nuk kam hyrë si një njeri i varfër në politikë. Edhe ato që kam vënë, i kam transparente dhe të dokumentuara. Unë dhe gruaja ime i kemi lejuar vetes një stil jetese të mirë pa hyrë në politikë.

Të tjerat janë gënjeshtra dhe për këto janë paditur në prokurori. Por ata nuk vijnë në gjykatë që të përballen pasi dënohen. Nuk kam asnjë vilë, nuk kam asgjë nga këto që thonë. Aty ku jetoj jam me qira. Kontratën e qirasë e ka Edi Rama te tatimet,” tha Basha.

Më tej, Basha komentoi mitin e ngritur nga qeveria se ai ‘fle gjumë’.

“Unë jam njeri që kam rekorde publike. Kurse kryeministri ka 119 ditë që nuk ka qenë në krye të detyrës. Kjo sepse i gjithë aktiviteti i tij është vetëm propagandë,” tha Basha.

Ai theksoi se kur ishte ministër transportesh, punonte deri 18 orë në ditë për Rrugën e Kombit. Më pas si kryediplomat punoi për pavarësinë e Kosovës, futjen e vendit në NATO dhe heqjen e vizave. Kurse si ministër i Brendshëm ka punuar për të vendosur rekordet më pozitive kundër krimit.

“Dita ime edhe tani nuk mund të jetë ndryshe. Kur je futur me këtë përkushtim në politikë, pak ndryshim ka nëse je në qeveri apo në opozitë, ti je i detyruar të sakrifikosh. Kush beson te kjo punë dhe tek ky mision, duhet të bëhet gati që të sakrifikojë nga jeta personale dhe familjare”.

“Ja ku po e them shkurt: Kaloj 4-5 ditë pa i parë fëmijët për shkak të orarit. Kurse këta punë quajnë vjedhjen,” tha Basha.

Artikulli paraprakBasha: Nëse do të isha unë kryeministër ja si do të menaxhoja krizën e tërmetit
Artikulli tjetërBasha: Rama ka dërguar sot një personazh të Tiranës tek një ish-komandant i UÇK t’i ofrojë para që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për mua