Basha: 25 prilli do të vijë i bekuar për të gjithë qytetarët që po presin ndryshimin!

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi ditën e sotme, një takim në një nga bizneset parukeri në Tiranë, ku u njoh nga pranë edhe me problematikat që ky biznes ka.

Në postimin e tij në Facebook, Basha ka shpërndarë një foto me punonjëset në parukerinë e Mirës në Tiranë, ku të gjithë kanë ngritur dy gishtat lartë, simbolin e demokracisë.

Gjatë takimit Basha la edhe një mesazhm duke treguar se, 25 prilli do të vijë i bekuar për të gjithë qytetarët që po presin ndryshimin.

Exit mobile version