Kryetari i PD, Basha ka reaguar dje me rastin e 25-vjetorit të Kuvendit, duke deklaruar se ky përvjetor e gjen tempullin e demokracisë në gjendje të mjerë. “Narkotrafikantë me damkë, vrasës, banditë dhe tutorë e trafikantë të grave dhe vajzave shqiptare u përzgjodhën me dorë nga shefi i mazhorancës dhe u sollën në këtë Kuvend si përfaqësues të botës së krimit, duke poshtëruar kësisoj çdo shqiptar dhe shqiptare. Ky Kuvend ka qenë në këto 3 vite pararojë e shkeljes dhe dhunimit të të drejtave të qytetarëve, dhunimit flagrant të Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, agresionit fizik, verbal dhe institucional kundër opozitës. Ligje kundër pronës dhe pronarëve, ligje kundër arsimit dhe studentëve, rritje taksash dhe tarifash, falje të 500 milionë euro bashkëhajdutëve të CEZ, amnistim të hajdutëve të votës, reforma territoriale antiqytetare janë vetëm disa nga “bëmat” në këtë Kuvend nga deputetët e nënshtruar të qeverisë së krimit dhe korrupsionit. Nga ana tjetër deputetë të Edi Ramës në këtë Kuvend kanë gjakosur qytetarët në dyert e komisariateve, kanë strehuar kriminelë në makinat e tyre për t’i ikur ndjekjes policore, kanë grabitur pasuritë publike dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë për vete dhe fëmijët e tyre, kanë spastruar me listë në dorë administratën publike dhe janë kthyer në sundimtarë të Jugut e Veriut duke ju pirë gjakun qytetarëve përmes vjedhjes, batërdisjes dhe arrogancës së tyre ekzemplare. Spastrimi i këtij Kuvendi nga krimi dhe kriminelët është prioriteti më urgjent kombëtar. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe përgatitja për zgjedhje të lira dhe të ndershme janë urgjencat e vërteta të demokracisë shqiptare. Në këtë 25-vjetor thirrja ime është që ta shpërbëjmë Kuvendin e kapur peng nga krimi dhe t’ja rikthejmë Parlamentin shqiptarëve, duke mundësuar zgjedhjen me votë të lirë të qytetarëve më të denjë, me përfaqësues, më të respektuar dhe me më shumë reputacion në tempullin e përfaqësimit dhe vendimmarrjes sovrane”, shprehet Basha në një postim në Facebook.
Kryesore
Continue to the categoryPërse progres-raporti i BE nuk flet për arrestime politike në Shqipëri?
Nga Ervis Iljazaj
Në mediat shqiptare sot është publikuar progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2024. Ky progres raport hedh poshtë të gjitha...