Pakica kriminale 6 % ka uzurpuar si hajdutw godinën e bashkisë së Devollit. Shpejt do ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Devolli dhe nga e gjithë Shqipëria.
DEKLARATË E KRYETARIT LULZIM BASHA, PËRPARA BASHKISË DEVOLL
Të nderuar qytetarë të bashkisë së Devollit.
Së pari kam kënaqësinë e madhe të ndodhem sërish mes jush dhe pranë jush. Të ndodhem pranë jush edhe në këtë manifestim të madh të demokracisë dhe të vendosmërisë tuaj për të mos pranuar vjedhjen dhe uzurpimin e pushtetit vendor, nga banda kriminale në pushtet.
Pakica kriminale 6 % ka uzurpuar aktualisht, në mënyrë hajduteske, godinën e bashksië së Devollit. Shpejt do ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Devolli dhe nga e gjithë Shqipëria.
Me pushtimin e bashkisë si hajdut, me pushtimin e pushtetit vendor si kriminel dhe me tentativën për t’i mbivendosur vullnetit të mbi 94% të qytetarëve të Devollit, vullnetin e kriminelëve dhe hajdutëve që mezi e nxorën 6% të votave në procesin e paligjshëm dhe antikushtetues të 30 qershorit.
Edi Rama dhe sozitë e tij në hajdutëri dhe kriminalitet kanë shkruar fatin e tyre në Devoll dhe në mbarë vendin.
Në hajdutëri dhe kriminalitet, kanë shkruar fatin e tyre në Devoll dhe në mbarë vebdin.
Fati i tyre është fati që e pret çdo hajdut dhe çdo kriminel e nmë veçanti ata që marrin guximin të shkelin Kushtetutën dhe Ligjin e t’i mbivendosen vullnetit të qytetarëve.
Sporrja me çdo kush me çdo mjet, me çdo formë.
Kjo është dhunë antikushtetuese, është dhunë kriminale, është dhunë antiligjore.
Kjo hajdutëri do të marrë të njëjtën përgjigje që merr hajduti që futet për të vjedhur natën në shtëpitë e qytetarëve.
Shpreh keqardhjen time më të thellë për keqpërdorimin e efektivëve dhe uniformës së policisë.
Nuk duhej të ishin në mbrojtje të hajdutit, duhej të ishin brenda, të arrestonin hajdutin.
Sot nuk e bëjnë dot sepse kanë një tjetër hajdut mbi krye.
Nesër i njëjti fat që e pret hajdutin e Bashkisë së Devollit, e pret edhe hajdutin e madh në Tiranë dhe të gjithë hajdutët e tjerë.