Kryetari i PD Lulzim Basha, në një komunikim nga selia blu, iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos shkojnë të votojnë.
Ai shtoi se nesër populli shqiptar do të rezistojë ndaj regjimit dhe se Rama është drejt fundit.
“Unë ju bëj thirrje të mos shkoni të votoni, të bojkotoni! Nëse jeni të detyruar të shkoni në qendrat e votimit nga hakmarrja e regjimit, rezistoni! Regjimit po i vjen fundi! Nuk kanë çfarë t’ju bëjnë! Ngrijeni zërin nesër në protesta në rrugë! Sfidojeni regjimin kudo! Në mënyrë paqësore!
Nesër është dita për të treguar vullnet me bashkim, me qëndresë dinjitoze, me vendosmëri dhe jo dhunë! Në këtë ditë të keqe për Shqipërinë, forca jonë janë vlerat që ne tregojmë, parimet mbi të cilat ne veprojmë!
Ne duam të jemi europianë dhe duhet të sillemi si europianë! Nesër dhe çdo ditë! Nesër duhet dhe do të dallohet qartë diferenca mes autokracisë kriminale të votimeve farsë dhe dinjitetit të një populli të tërë të bashkuar që sfidon regjimin”, deklaroi Basha.