Basha: Arresti i shtëpisë për Tahirin, mashtrimi i Ramës ndaj shqiptarëve dhe partnerëve

Kryetari i PD, Basha reagoi ndaj vendimit për arrest shtëpie ndaj Tahirit duke e konsideruar atë si lojë të Ramës, e cila vazhon në dakortësi të plotë me Tahirin.
“Arresti i shtëpisë i Saimir Tahirit nuk është vendim i drejtësisë, por vendim politik i Edi Ramës. Ky është dorëzimi i kontrolluar që paralajmëruam vetëm 3 ditë më parë, pjesë e paktit mafioz Rama-Tahiri.
Saimir Tahiri duhet të ishte sot në qeli dhe jo në arrest shtëpie. Qeveri partnere kanë sjellë javët e fundit të tjera prova që rikonfirmojnë se Saimir Tahiri ishte pjesë aktive e organizatës kriminale të Habilajve për trafikun e drogës.
Arresti i shtëpisë për Saimir Tahirin është mashtrimi i rradhës i Edi Ramës ndaj shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Kjo është po kështu prova se lëvizjet e paligjshme në prokurori kanë për qëllim mbylljen e dosjes Tahiri.
Tahiri nuk burgoset dhe as nuk dënohet sepse e mbron dhe e ruan Rama. Sepse Tahiri dhe Rama janë një”, shprehet Basha përmes një postimi të shkurtër në Facebook.

Artikulli paraprakKryemadhi: Drejtësia, peng në duart e Edi Ramës dhe bandës së tij
Artikulli tjetërProkurorët kërkuan arrest me burg, por Rama nuk i lejoi. Tahiri i qeshur nga ballkoni i vilës flet në telefon