Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë e PD ka folur për krizën e shkaktuar nga pandemia në sistemin shëndetësor dhe në ekonominë e vendit.
Basha u shpreh se, as unë dhe as përfaqësues të opozitës nuk kanë akses në atë që ndodh në spitale. “Ju jeni burimi i vetëm i informacionit rreth asaj që po ndodh në spitalet COVID”, ju drejtua Basha gazetarëve.
Gazetari Erjon Skëndaj u shpreh se, situata ka ardhur duke u rënduar dhe informacioni duke u censuruar.
“E drejta e të bërit pyetje është censuruar plotësisht. Ministria nuk ka përgënjeshtruar asnjë nga lajmet e përhapura rreth asaj që ndodh brenda spitaleve COVID. Ka një infermier për 15 të shtruar në spitalet COVID. Dy spitalet protokolle të ndryshme trajtimi nga njëri-tjetri. Mjekët e familjes po përdorin një protokoll të gabuar”, u shpreh gazetari Skëndaj.