I paaftë për të respektuar shtetin ligjor, demokracinë dhe proceset normale politike, përfshirë zgjedhjet, Edi Rama po shkon drejt votimeve njëpartiake, për të instaluar në krye të bashkive njerezit e kapur nga krimi njerëz të korruptuar dhe vegla të verbra të tij.
Në këtë turravrap të tij autokratik dhe kriminal, ai po rreket që të krijojë fasadën e zgjedhjeve legjitime. Po përpiqet ta paraqesë çdo gjë normale. Asgjë nuk është normale. Kjo duket nga pamja e Edi Ramës duke bërë fushatë nëpër Shqipëri, sikur të jetë duke vizituar një territori armik, i mbrojtur nga mijëra forca policore.
Asjgë nuk është normale.
Kjo duket nga retorika vulgare dhe përpjekjet e sforcuara, që kanë për qëllim t’i bëjnë njerëzit të ndihen budallenj, të ndihen të mpirë, të shpërqendruar për të kuptuar të vërtetën.
Asgjë nuk është normale, sepse e gjitha infrastruktra kriminale e vjedhjes së zgjedhjeve është e paprekur.
Gjiknurët, Dakot, Manjat dhe drejtuesit e lartë të PS së bashku me bandat e krimit të organizuar vazhdojnë të jenë të paprekur dhe të lire për të kërcënuar qytetarët të dalin në zgjedhjet farsë.
Si gjithmonë, Edi Rama po garanton mbrojtjen e tyre, përmes prokurorisë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit që kontrollohen prej tij.