Basha bashkë me bashkëshorten vizitojnë ekspozitën “The Sun Also Sets”: Ofron një pasqyrë mbi të shkuarën dhe të ardhmen e Shqipërisë

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, së bashku me bashkëshorten e tij, Aurela Basha, vizituan ekspozitën e parë vetjake në Shqipëri “The Sun Also Sets” të artistes Anila Rubiku. Basha shkruan se ekspozita është një rrëfim mbi transformimin e pushtetit dhe gjurmët e tij në hapësirat publike, ofron një pasqyrë mbi të shkuarën dhe të ardhmen e Shqipërisë.

“Së bashku me Aurelën, patëm kënaqësinë të vizitonim ekspozitën e parë vetjake në Shqipëri, “The Sun Also Sets”, të artistes së mirënjohur bashkëkohore Anila Rubiku. Një rrëfim i fuqishëm mbi transformimin e pushtetit dhe gjurmët që ajo ka lënë në hapësirat publike, si dhe një reflektim mbi të shkuarën dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ekspozita është e hapur për një muaj në Galerinë Zeta – mos e humbisni!” – shkruan Basha në facebook.

IMG 20250131 WA0038

IMG 20250131 WA0037

IMG 20250131 WA0036

Artikulli paraprak“Viktimizimi nuk e zhbën tradhtinë që Rama i bëri policisë”, Basha: Programi i Demokratëve Euroatlantikë për rendin dhe sigurinë garanton luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit
Artikulli tjetërVENDIMI/ Gjykata e Apelit në Romë rikthen sërish në Itali refugjatët e Gjadërit