Basha bashkëbisedim me të rinjtë: Zgjidhja nuk është emigrimi juaj, por largimi i Ramës

Një qytetare në Durrësi e ka pyetur Bashën t’i japë një arsye për të qëndruar në Shqipëri sepse po mendon emigrimin.

Basha nga një lidhje live në FB i është përgjigjur se nuk është ikja zgjidhja e problemit, por largimi i Ramës.

Sipas tij, kudo që të shkosh nuk ka si vendi yt pasi dhe vetë lideri demokrat e ka provuar ikjen si një student.

Për Bashën ndryshimi vjen me largimin e Ramës, dhe më pas nis hap pas hapi zgjidhja e problemit.

Alma nga Durrësi: Po mendoj të emigroj, më jep një arsye për të qëndruar?

Basha: Je në shumicën e nejrëzve që mendojnë ikja nga problemi është zgjidhja. Të zgjidhësh problemin dhe të rrish këtu është zgjidhja. Të largosh Edi Ramën, ky është vend i mrekullueshëm. Kudo të shkosh nuk do gjesh as babë, as nënë, as shokë, as miq. Kam pasur privilegjin të studioj jashtë, asgjë nuk zëvendëson vendin. Kemi në dorë të zgjidhim problemin. Pa largimin e Ramës s’ka ndryshim.

Më pas së bashku të zgjidhim problemin. Ky vend i mrekullueshëm, me njerëz të mrekullueshëm, me jetë normale shumë më të mirë se ajo që mund të siguroni në vende të tjera jashtë. Hap pas hapi, Durrësi është kapur peng nga oligarkët. Ja them vajzave të Durrësit, burrave punëtorë të Durrësit, nuk ke pse të mendosh largimin. Emigracioni në vendet e rajonit është 12 herë më i vogël. Më 25 prill kemi shansin për një qeveri që mendon

Exit mobile version