Basha bashkohet me banorët e Unazës së Re (Video)

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha është takuar me banorët e Unazës së Re, të cilëve do t’u shemben shtëpitë dhe bizneset në kuadrin e projektit për zgjerimin e rrugës. 317 godina do të shemben në të dy anët e rrugës nga pallati me Shigjeta deri tek sheshi “Shqiponja”.
Takimi po zhvillohet në njërin nga bizneset e qytetarëve protestues.
Banorët kanë protestuar gjatë këtyre ditëve në rrugë duke kërkuar transparencë për shembjet dhe dëmshpërblim. Por, pjesa më e madhe e tyre janë në proces legalizimi dhe me fillimin e projektit, skualifikohen.
Prej disa ditësh banorët e Astirit po protestojnë kundër shembjes së 315 objekteve të kësaj zonë për shkak të ndërtimit të segmentit të Unazës së Madhe. Banorët kanë përgatitur një peticion për institucionet kryesore të vendit, ku kërkojnë një dëmshpërblim i drejtë për të gjithë ata.

LIVE – Me banorët e Unazës së Re!

Gepostet von Lulzim Basha am Freitag, 9. November 2018

 

Artikulli paraprakEpanstaiki Organosi “17 Noemvri”: Terror në Greqi
Artikulli tjetërHardinaj takohet me Merkel: Gjermania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol