Basha: BE dhe SHBA, publikisht dhe jo publikisht në anën e popullit që proteston

Kryetari i opozitës Basha ka bërë një deklaratë të fortë nga Mati dje ku u takua me mijëra qytetarë të mbledhur në një takim entuziast. Ai bëri të qartë se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, publikisht dhe jo publikisht janë në anën e popullit në këtë betejë për jetë a vdekje me regjimin.

“Mirënjohje Gjermanisë mike dhe vendeve të tjera të BE-së dhe SHBA që, publikisht dhe jo publikisht, nuk e lini vetëm popullin shqiptar në këtë betejë për jetë a vdekje”, tha Basha duke bërë të qartë mbështetjen që gëzon lëvizje popullore kundër regjimit.

Pikat e forta të deklaratës së Bashës
Për PD, misioni i qeverisë të dalë nga vota e popullit do të jetë çlirimi i ekonomisë, punësimi i shqiptarëve. Për kete kërkojmë betejë të ndershme, kushte të barabarta zgjedhore, jo pushtet në tavolinë. Kurrë më nuk do të pranojmë të japim fatin e shqiptarëve në tavolinën e krimit, e të Edi Ramës.

Këto 6 vjet, thika e së keqes ka shkuar deri në palcën e çdo shqiptar. Po të kishte pasur një të njëmijëtën e nderit dhe dinjitetit të Tereza May, të Sebastian Kurz apo të një kryeministri normal, Edi Rama do të ishte larguar me dhjetëra herë për krimin, korrupsionin dhe varfërinë që mbolli.

Edi Rama nuk ka nder, nuk ka dinjitet. Ka vetëm kusari, etje të babëzitur për pushtet, që e shtynë në paktin me krimin, që shkretoi ekonominë, i ktheu qytetet tona në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të krimit, që mbylli bizneset me taksa të larta.

E gjithë beteja e Ramës ka qenë të sakrifikojë qytetarin shqiptar, të sakrifikojë ekonominë, jetët, sigurinë tuaj për pushtetin dhe pasurinë e tij. Për këtë bëri paktin me krimin, shkatërroi institucionet e drejtësinë, e ngriti pandëshkueshmërinë në rekordet Guiness.

Kerkon të diktojë me krimin një proces kriminal, duke vënë kandidatë për kryetarë bashkie njerëz si Agron Malaj, që sot duhet të ishte prapa hekurave për dosjen 184. Edhe disa kandidatë të tjerë duhet të ishin prapa hekurave për dosjen e Dibrës, ku kryearkitekti është vetë Edi Rama.

Edi Rama ka pasur mundësinë të zgjidhte në favor të qytetarëve dhe jo në favor të krimit apo oligarkëve, me të cilët pasurohet, duke grabitur vendin. Të gjitha herët që Edi Rama ka qenë përpara këtyre dy zgjedhjeve, kurrë nuk zgjodhi popullin. Për pushtetin kriminal, ai sakrifikoi gjithmonë të mirën e qytetarëve.

Edi Rama sakrifikoi sigurinë tuaj për krimin. Sakrifikoi ekonominë tuaj për oligarkinë. Sakrifikoi të ardhmen tuaj, votën tuaj për pushtetin e tij personal. Jam krenar si Kryetar i PD dhe opozitës, që sakrifikuam mandatet, pushtetin tonë të vetëm, për t’u rreshtuar në krahun e qytetarëve.

Ne do të jemi deri në fund në krahun e qytetarëve, sepse beteja jonë nuk bëhet për karrige, nuk bëhet për pushtetin tonë. Bëhet për një transformim jetik pa të cilin nuk ka të ardhme, nuk ka ekonomi, nuk ka siguri, nuk ka punësim. Për një transformim jetik, që e bëri Evropën Evropë dhe Amerikën Amerikë.

Koha kur Edi Rama mbante peng Shqipërimë, mori fund. Ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas, vetëm përpara drejt rrugës që na çon tek vlerat evropiane, me të cilat e nisëm këtë betejë në 1990. Fundi i tranzicionit dhe ëndrra jonë për Shqipërinë si gjithë Europa, do të jetë konkluzioni final i kësaj beteje.

E nesërmja do të jetë mesazhi më madhështor i vendosmërisë tonë, për ta çuar këtë betejë deri në fund. Askush të mos mungojë më 25 Maj! Të bashkojmë fuqinë tonë me pjesëmarrje, me bashkim, me vendosmëri për të çelur rrugën tonë të Shqipërisë si gjithë Europa.

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË TAKIMIN E MATIT

Faleminderit nga zemra për këtë pritje madhështore, në këtë sallë të mbushur si asnjëherë më parë, jo thjesht me qytetare dhe qytetarë te Matit, por me entuziazmin dhe shpresën për ndryshimin që po vjen.

Nuk e harroj se më 14 shkurt, vetëm dy ditë para protestës madhështore të 16 shkurtit, që diktoi me vullnetin e patjetërsueshëm të sovranit djegien e mandateve dhe rreshtimin e opozitës krah për krah qytetarëve, takimin e fundit e zhvillova këtu në Mat, në Burrel. Në fakt, nisi si një takim dhe përfundoi si një miting madhështor. Ishte një ditë e ftohtë dimri, por mbaj mend se nuk e ndjeva të ftohtin, ndjeva nxehtësinë e pranverës që po vjen.

Dhe ja ku jemi sot, tre muaj pas bashkimit të madh të 16 shkurtit, shqiptarët janë më të bashkuar, më të vendosur, më të qartë, më të prerë se kurrë për të marrë në dorë fatin e tyre, për t’ia shkulur nga thonjtë oligarkisë, krimit dhe bandës së Edi Ramës Shqipërinë tonë të dashur, për ta rikthyer shpresën dhe besimin se e ardhmja e shqiptarëve, e ardhmja e vogëlushëve tanë, e ardhmja e fëmijëve tanë, e ardhmja e rinisë shqiptare, e ardhmja e shqiptarëve kurrë më nuk do të jetë në duart e krimit. Nuk do të jetë në duart e hajdutëve që vjedhin votat, uzurpojnë pushtetin, shkatërrojnë institucionet për të vjedhur ekonominë dhe dhunuar qytetarë shqiptarë, se kjo e ardhmja që, tash e tutje, do të jetë vetëm në duart tuaja, vetëm në duart tona.

Prej gjashtë vitesh, thika e së keqes ka shkuar deri në palcën e çdo shqiptari të ndershëm. Gjashtë vite me radhë ditë për ditë e javë për javë, kulari u shtrëngua në qafën e çdo shqiptari, varfëria u ul këmbëkryq, taksat u rritën, çmimet e naftës dhe të energjisë dhe të kostos së jetës u bënë të papërballueshme, padrejtësia arriti maja të panjohura më parë.

Nga njëra anë, baballarët të cilët nuk paguanin dot faturat e energjisë, u arrestuan, u keqtrajtuan, u paraburgosën, u vetëflijuan dhe, nga ana tjetër, oligarkët mizorë, grabitqarë e të korruptuar, që u kapën duke vjedhur në afera më të tmerrshme korruptive, me koncesione, me tendera, me aferat më të tmerrshme që ka njohur Europa, kurrë nuk shkuan para drejtësisë. Sepse Edi Rama e kapi drejtësinë, shkatërroi gjykatat, privatizoi prokurorinë për të mbyllur dosjet e krimit dhe dosjet e korrupsionit.

Në këto gjashtë vite Edi Rama, po të kishte pasur një të njëmijtën e nderit dhe dinjitetit të Tereza Mayt apo të Sebastian Kurz, apo të një kryeministri normal ballkanik, do të ishte larguar me dhjetëra herë.

Do të ishte larguar, kur u zbulua se solli në parlament trafikantët e vajzave dhe grave shqiptare, narkotrafikantët, vrasësit dhe i bëri deputetët. Përpushtetin e tijkriminalizoiparlamentin.
Do tëishtelarguar, kur u zbulua se me bekimin e tijdhenënurdhrat e yllittëtij, SaimirTahiri, Shqipëria u shndërruanënjëhambardroge, nëbazëtësigurttëkrimittëorganizuar.
Duhettëishtelarguar, kurministritjetër, FatmirXhafaj, u kapnëskandalin e vëllaittëtijqë e mbronte.
Duhettëishtelarguar, kur Damian Gjiknuri u kapnëvjedhje pas vjedhje, ngaskandalii OSHEE-së, tekskandaliiUnazëssëMadhe, duke vjedhurqindramilionë euro, me tëcilatmundtëishindyfishuarpensionet, mundtëishinhapurmijëravendepunedheqë u tretën pa lënëgjurmë.
Duhettëishtelarguar, kur me YmerLalën, kryekriminelin e Dibrësvodhizgjedhjet, bashkë me Damian Gjiknurindhe me SaimirTahirinnëDibër.
Duhettëishtelarguar, kurprokurorëtdhepartnerët e kapëngafil me VangjushDakon, me Avdylajt, me Bajrat duke vjedhurzgjedhjetparlamentarenëvitin 2017.
Duhettëishtelarguar, kurshpërtheuafera e tmerrshme e Unazës, 40 milionë euro për 2 km rrugë, nganjëkompaniqënukekziston fare, nganjëkompani me letrafallcopërtëpastruarparatënëAmerikë.
Duhettëishtelarguar, kurTaulantBalla u kap me trafikantin e drogës, duke shndërruarLanënnënjëprojektprivatpërpastrimin e paravedhe duke shkatërruarshtëpitë e mijërabanorëve.
Duhettëishtelarguarkurhelmoi me gazfëmijëtshqiptarënështëpitë e tyre.

Por Rama nukka as njëtënjëmijëtëntënderitdhedinjitetittëasnjëkryeministrinëbotë.

Jo, Edi Rama nuk ka nder, nuk ka dinjitet!

Ka vetëm kusari, etje të babëzitur për pushtet, që e shtynë në paktin e tmerrshëm me krimin, që e ktheu vendin tonë në një humnerë të zezë kriminale, që shkretoi ekonominë dhe i ktheu qytetet tona në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të krimit, që mbylli bizneset me taksa të larta, që futi në depresion çdo shqiptar me çmimin më të lartë të naftës e të energjisë, që shkretoi arsimin, mbylli universitetet, shkatërroi spitalet. Nukka as dinjitet, as nderhajduti, krimineli e banditi, nukkadinjtet as Edi Rama, kreuibandës.

E gjithëbeteja e tijkaqenëtësakrifikojëqytetarinshqiptar, tësakrifikojëqytetarët e Matit e tëgjithëShqipërisë, tësakrifikojëekonominëtuaj, jetëttuaja, sigurinëtuaj, përpushtetindhepasurinë e tij.

Përpushtetindhepasurinë e tijbëripaktin me krimin.
Për pushtetin dhe pasurinë e tij e mbushi vendin me drogë.
Për pushtetin dhe pasurinë e tij shkatërroi institucionet, dhunoi kushtetutën, shkatërroi drejtësinë, dhe e ngriti pandëshkueshmërinë në nivelet dhe rekordet e librit Guiness vetëm për pushtetin e tij.

I verbuar, është turrur të diktojë me krimin një proces kriminal, duke vënë kandidatë për kryetarë bashkie njerëz si Agron Malaj, që sot duhet të ishte prapa hekurave për dosjen 184. Edhe një gjysëm dyzine kandidatësh, pseudokandidatësh që garojnë pa garë, sot duhet të ishin ose në prokurori, ose para gjykatave, ose prapa hekurave vetëm për dosjen 184, dosjen e Dibrës, ku kryearkitekti është vetë Edi Rama.

Edi Rama ka pasur mundësinë me qindra herë të zgjidhte në favor të qytetarëve dhe jo në favor të krimit, të zgjidhte të ndihmonte njerëzit dhe jo të pasuronte veten e tij dhe oligarkët, të zgjidhte të ndihmonte vogëlushët shqiptarë e jo t’u vidhte paratë e bukës së gojës, të zgjidhte të ndihmonte pacientët shqiptarë dhe jo të pasuronte 3 oligarkët e koncesioneve. Të gjitha herët që Edi Rama ka qenë përpara këtyre dy zgjedhjeve, kurrë nuk zgjodhi popullin, kurrë nuk zgjodhi njerëzit.
Ai sakrifikoi gjithmonë të mirën e qytetarëve.

Sakrifikoi sigurinë tuaj për krimin.
Sakrifikoi ekonominë tuaj për oligarkinë.
Sakrifikoi të ardhmen tuaj, votën tuaj për pushtetin e tij personal.

Sot jam para jush krenar, si kryetari i një opozite dhe i Partisë Demokratike të Shqipërisë, që sakrifikoi mandatet e saj për t’u rreshtuar në krahun tuaj.

E në krahun tuaj do të jem e do të jemi deri në fund. Sepse beteja jonë nuk bëhet për karrige, beteja jonë nuk bëhet për pushtetin tonë, bëhet për një transformim jetik pa të cilin nuk ka të ardhme, pa të cilin nuk ka ekonomi, pa të cilin nuk ka siguri, pa të cilin nuk ka punësim. Bëhet për një transformim jetik, që e bëri Evropën Evropë dhe Amerikën Amerikë. Beteja jonë bëhet që pushteti këtej e tutje, me kushtetutë, me Kod Zgjedhor, me të gjitha levat dhe mekanizmat, të jetë me të vërtetë i qytetarëve shqiptarë.

Ndaj, beteja jonë ka mbledhur gjithmonë e më shumë njerëz dhe sot ëshë shumicë absolute e çdo shqiptari patriot kundër një grushti tradhtarësh, kopukësh, hajdutësh që mendojnë se mund të marrin peng të ardhmen tonë me 30 qershor.

Le ta marrë përgjigjen edhe sot nga Mati, siç do të kumbojë nesër në Tiranë, se koha kur Edi Rama dhe një grusht horrash mbanin peng një Shqipëri të tërë, mori FUND.

Një shoqëri e lirë, një shoqëri e përbërë nga njerëz të drejtë, mund ta humbë përkohësisht rrugën, të humbë kohë, por vjen një moment që një shoqëri ka nevojë të përballet me të keqen, ta mundë frikën, ka nevojë të gjejë brenda shpirtit çdokush prej nesh, kurajon që na bën njerëz, na bën bij prindërish, na bën prindër fëmijësh, na bën bashkëshortë, na bën njerëz që duan dinjitet e nuk pranojmë më kurrë të shkelemi me këmbë. Dhe kjo orë ka ardhur për Matin, ka ardhur për Dibrën, ka ardhur për Bulqizën, ka ardhur për Shqipërinë.

Ka ardhur ora dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas, vetëm përpara, drejt rrugës që na çon tek vlerat evropiane, tek vlerat perëndimore, me të cilën e nisëm këtë betejë në vitin 1990.

Pak minuta përpara, në pritjen e jashtëzakonshme që më rezervuat në hyrje të Burrelit dhe dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë, një zotëri rreth të 60-ave, të cilin nuk e njoh me emër dhe me mbiemër, por jam i sigurtë që ndodhët në këtë sallë, m’u afrua dhe më tha: atë që nisëm në vitin 1990-të, atë do ta mbarojmë së bashku. Dua t’i them këtij zotërie, kudo ku ndodhesh në këtë sallë dhe qindra mijëra të tjerëve si ty, që 30 vite më parë ishit si ai 30-vjeçari aty që, po! Kjo betejë nuk bëhet thjesht për të kaluar një krizë të rradhës. Nesër dhe në ditët në vijim do të vendoset fati për 10 vitet e ardhshme.

Dhe sa i takon shumicës së bashkuar të shqiptarëve, fundi i tranzicionit dhe ëndrra jonë për Shqipërinë si gjithë Europa, do të jetë konkluzioni final i kësaj beteje.

Për këtë duam, kërkojmë dhe mirëpresim, ndihmën bujare që na ofron dhe na shtrin në momente kritike për vendin tonë dora e aleatëve tanë perëndimorë.

Mirënjohje Gjermanisë aleate dhe mike, mirënjohje vendeve të tjera të BE-së dhe SHBA, që publikisht dhe jopublikisht nuk e lini vetëm popullin shqiptar në këtë betejë për jetë a vdekje.

Një gjë është e sigurtë për shqiptarët e bashkuar dhe opozitën e zhveshur nga çdo pushtet institucional, por e rreshtuar me zemër e mendje, krah qytetarëve tanë, ka vetëm një rrugë: rruga e standarteve europiane, rruga e standarteve amerikane. Kjo nuk negociohet.

Largimi i Edi Ramës nuk negociohet.

Në çdo vend normal të Europës, në çdo vend sado normal të Ballkanit, dhjetra herë do të ishte larguar ai. Do të ishte para drejtësisë! Sot, për t’i shpëtuar drejtësisë, do t’i vërë thikën e fundit demokracisë shqiptare.

Me 30 qershor, askush nuk mund të pranojë një tjetër krim. Nuk do të vijë ai lloj 30 qershori, shqiptarët janë ngritur, shqiptarët janë bashkuar.
Ne nuk do ta lejojmë, por ne do t’u japim, së bashku, horizontin e shpresës, të gjithëve, të djathtë e të majtë, të rinj e të reja, pavarësisht prej bindjeve politike që, shumë shpejt, me një qeveri tranzitore, të vendosin me votën e lirë, qeverisjen që dëshirojnë.

Dhe sa i takon Partisë Demokratike, misioni i asaj qeverisje, të dalë nga vota e popullit, do të jetë çlirimi i ekonomisë. Do të jetë punësimi i shqiptarëve dhe dhënia fund plagëve të këtyre 6 viteve dhe të 30 viteve të tranzicionit.

Për këtë kërkojmë betejë të ndershme politike, kushte të barabarta zgjedhore, jo pushtet në tavolinë. Jo pushtet me krimin. Kurrë më nuk do të pranojmë të japim në tavolinën e krimit, Edi Ramës, fatin e bashkëqytetarëve tanë. Jo kurrë më!

Kombe të qytetëruara, kombe fisnike, kombe gjigante të Evropës i ka poshtëruar tirania, i ka poshtëruar dhe ua ka ulur kokën tirania në të kaluarën, po ata kanë ditur të ngrihen, sepse janë përballur me të keqen dhe kanë fituar mbi të keqen.

Ne u ngritëm 30 vite më parë, pas 50 viteve tiranie, u përballëm me të keqen. Ne nuk do të pranojmë ta ulim më kokën kurrë.

Beteja me tëkeqen do ta fisnikërojëShqipërinë. Beteja me tëkeqen do tëgarantojëfitoren e vlerave, dinjitetittuaj, jetëstuaj.

Ndaj le të bëhemi të gjithë bashkë

Exit mobile version