Basha u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e Durrësit se, biznesi i vogel do të nxirret nga sistemi i TVSH.
“Klima e biznesit përmirësohet në momentin kur qeveria nuk i bëhet barrë biznesit. Ndryshim radikal nga qeveria e ardhëshme duke filluar me eleminimim e bandave të krimit. Çeshtja është që të kemi një kryeministër të lidhur me krimin apo një kryeministër që lufton krimin. Qeverisja e PD do të luftojë deri në eleminim krimin”, tha Basha.
Basha tha më tej se, në qeverisjen tonë nuk do të ketë biznese që shihen si ca të njerlës dhe ca të nënës. “Të gjithë do të trajtohen në bazë të meritës”, tha Basha.
Biznesmenët u shprehën se janë të kërcënuar dhe njërzit poi kin nga frika. “Jemi të kërcënuar, njerëzit po ikin nga frika. Duam mbrojtje”, u shpreh një nga biznesmenët.
Basha në tha se, sektori i biznesit është në luftë për mbijetesë.
“Biznesi po mbytet nga politikat e gabuara të kësaj qeverie. Kemi klimën më të keqe të biznesit në Europë. Për mua, një biznes i çliruar është vizioni për një biznes të suksesshëm. Ju duhet një qeveri që nuk ua bën jetën më të vështirë, por më të lehtë.
Ne jemi për taksa më të ulëta dhe ulje të korrupsionit. Ky është në themel të vizionit tonë. Po tregohemi me gisht si qendra e krimit dhe drogës, ne do të punojmë që të tregohemi si qëndra e suksesit të ekonomisë dhe biznesit”, tha kreu i PD.