Basha: Bonus 1 mijë euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier

Kryetari i opozitës Basha kërkoi nga qeveria që ti japë mjekëve një bonus prej 1 mijë eurosh për 6 muajt e ardhshëm dhe nga 500 euro infermierëve. Basha tha se mjekët dhe infermierët po largohen sepse nuk kanë kushte dhe jeta e tyre është e rrezikuar.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha tha se mjafton rialokimi i 3 përqind të buxhetit për të ndihmuar 1 milionë shqiptarë, që janë prekur rëndë nga pandemia.

Ai tha se këto para do të hiqen nga shpenzimet e luksit të qeverisë dhe pagesat për oligarkët dhe do të shkojnë te qytetarët në nevojë.

Sipas tij, ky propozim nuk bie ndesh me ideologjinë e djathtë.

“Rama po i çon paratë te oligarkët, po i çon te Klod Mërtiri i inceneratorëve, po i çon te Vilma Nushi, po i çon te ata pesë vetë që bëjnë sikur ndërtojnë rrugë me pesëfishin e kostove.

Këto para do të shkojnë për të mbështetur konsumin. Nëse e kemi situatën në prag të kolapsit, kjo vjen për shkak të rënies së konsumit.

Nga ky plani ynë do përfitojnë 1 milion shqiptarë. Ashtu siç jepen, do të dalin në treg,” tha Basha.

“Nuk duhet të harrojmë asnjë shqiptar që sot vuan,” tha Basha.

Artikulli paraprakBasha: 5 pikat nuk janë këshilla për Ramën, por plan për të parandaluar një rënie të dytë në greminë
Artikulli tjetërBasha tregon ku do t’i gjente paratë nëse do ishte Kryeministër për zbatimin e planit të daljes nga kriza