Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati një bisedë telefonike me Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, Elmar Brok, ku mori përgëzime për arritjen e marrëveshjes për Reformën në Drejtësi. Brok e cilësoi sukses të jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike dhe të zotit Basha mbylljen me sukses të negociatave. Kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, çmoi lart lidershipin e treguar nga Basha në arritjen e kësaj reforme, reformë që do të kontribuojë në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë. Kryetari i Partisë Demokratike, Basha e falenderoi zoti Elmar Brok për ndihmën e tij të jashtëzakonshme gjatë gjithë procesit, e në veçanti në finalizimin e tij. Basha ndau të njëjtin vlerësim me Brok se një drejtësi me standarde europiane është një hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Kryesore
Continue to the categoryDurrësi dhe drejtësia: një reflektim mbi atë që humbet dhe atë...
Nga Teuta Kalakula*
Pas një beteje të gjatë për mbrojtjen e vlerave të qytetit tonë mijëvjeçar – një përballje me ish-kryetarin z. Dako, gjykatat dhe...