Basha: Çfarë është demokrate do të mbetet demokrate, nuk do të përlyhet nga hijet e korrupsionit!

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte ne nje takim ne degen 14 ne kryeqytet.

jate fjales se tij, Basha u shpreh se çfarë është shqiptare do të mbetet shqiptare, çfarë është demokrate do të mbetet demokrate, e nuk do të përlyhet as nga hijet e korrupsionit, as nga mbetjet e të shkuarës, dhe as nuk do të lejojmë të komprometojnë e të mbajnë peng Shqipërinë, e të mbajnë në vend Shqipërinë

“Kohët janë të errëta, sfidat janë të mëdha, por çfarë është shqiptare do të mbetet shqiptare, çfarë është demokrate do të mbetet demokrate, e nuk do të përlyhet as nga hijet e korrupsionit, as nga mbetjet e të shkuarës, dhe as nuk do të lejojmë të komprometojnë e të mbajnë peng Shqipërinë, e të mbajnë në vend Shqipërinë. Jemi kaq afër arritjes, i një prej ëndrrave me të cilat kemi lindur, një Shqipërie normale, të zhvilluar. Një Shqipërie të lirive, të lirisë së fjalës, lirisë së pronës, lirisë së besimit në Zot, lirisë së lëvizjes, lirisë së tregut, dhe mishërimit të tyre në kornizën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Po! Kemi shpresuar që do ta arrinim ne! E arritëm një pjesë. Pa diskutim, ato pjesë të mira që kemi arritur, jo vetëm që nuk duhet të ulim kokën, por duhet të ngremë kokën, e ti themi çdo shqiptari…e keni prej sakrificës së demokratëve! Edhe lëvizjen e lirë, edhe anëtarësimin në NATO! Dhe gjithçka të keqe që keni këto 9 vjet, e që mundohen t’ia faturojnë partisë demokratike, duke shpikur ditë për ditë fabula e gënjeshtra, nuk i kanë prej demokratëve.

(RilindjaDemokratike)

Exit mobile version