Basha citon raportin e Europol: Rama dështoi edhe në luftën kundër drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pubikoi një raport të Europol, sipas të cilit, Shqipëria mbetet një burim kryesor i trafikimit të kanabisit në Bashkimin Evropian, dhe kërcënim për ekonominë dhe shoqërinë e Evropës.

Lideri i opozitës shprehet se, Rama ka dështuar në luftën kundër drogës.

Në rubrikën e përditshme në Instragram ku Basha rendit “100 dështimet e Ramës”, sot, kur kanë mbetur vetëm 11 ditë deri në zgjedhjet e 25 prillit, Basha ngre pyetjen: “Edi Rama e ka cilësuar histori suksesi betejën kundër drogës. A ka qënë realisht e tillë?

Përgjigja: Jo. Në raportin e fundit të Europol, Shqipëria cilësohet një burim kryesor i trafikimit të kanabisit në Bashkimin Europian”, nënvizon kreu i opozitës.

Sipas Europolit, 40 për qind e rrjeteve kriminale aktive në BE merren me tregtimin e lëndëve narkotike.

Produkti ilegal më i përhapur mbetet kanabisi, që në rastin e Shqipërisë transportohet kryesisht me rrugë detare drejt Italisë.

60 për qind e krimit të organizuar e kryen aktivitetin duke përdorur dhunën dhe po aq, korrupsionin, ryshfetin e thjeshtë deri te skemat e sofistikuara miliona-dollarëshe.

Catherine De Bolle, drejtueses së Europolit, tha se raporti i vitit 2021 tregon se të dy këta indikatorë po vijnë duke u përkeqësuar.

1 124

2 98

Artikulli paraprakBasha: Nuk ka marifet që e shpëton Ramën!
Artikulli tjetër“Reciton” Dr. Pipero nga belaja!