Basha denoncon nga Kuvendi pazarin e PS me grupin e Berishës dhe Bardhit: U liruan 100 të dënuar nga GJKKO

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha denoncoi nga jashtë Kuvendit se 100 persona të dënuar nga GJKKO, janë liruar falë amnistisë penale.

Ai tha se i ka kërkuar ministrit Manja interpelancë urgjente për këtë çështje. Ai sulmoi dhe grupin e Bardhit dhe Berishës për pazare me Ramën.

“Ulsi Manja dhe qeveria ka pasur vetëm një interes, i kanë mbajtur 3 muaj më shumë në burg personat e dënuar për të liruar rreth 100 persona të dënuar për korrupsion
Kemi depozituar kërkesë për interpelancë me Manjën. PD dhe deputetët tanë, që kanë dalë nga votat e demokratëve nuk mund të përfshihen në këtë pazar të ndyrë. Po jepet mesazhi që kur zyrtarët dënojnë qeveria me ata që ndodhen në Kuvend me votat e demokratëve, i lirojnë”, tha ai.

Artikulli paraprak“Demi duhet kapur nga brirët”/ Basha nga protesta e gazetarëve: PD s’është shkaku i problemit të lirisë së medias, por duhet të mbështesim për një faqe të re!
Artikulli tjetërPRONONCIMI PËR MEDIAT I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË OBORRIN E KUVENDIT