Basha denoncon: Stela Gugallja e 23 milionë eurove në presion nga mafia e inceneratorëve

Kryetari i opozitës, Basha denoncoi sot një tjetër aferë mafioze të grupit të strukturuar kriminal në qeveri. Basha deklaroi se Stela Gugallja është vendosur nën presion nga mafia e inceneratorëve. Basha i bëri thirrje SPAK të veprojë menjëherë para se dëshmitarët të largohen në drejtim të paditur.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka risjellur edhe njëherë në konferencën me gazetarët, temën e nxehtë të inceneratorëve. Basha u shpreh se se ka mbi një javë që i kërkon SPAK-ut të hetojë aferën e inceneratorëve dhe se kjo e fundit do të ketë përgjegjësi nëse ndonjëri prej përgjegjësve do të arratiset.

“Vetëm një armik i popullit të tij mund të neglizhojë një plan për përballimin e krizës. Virusi nuk është më armiku numër 1 i vendit. Armiku numër 1 është kryeministri i vendit.

Sot një pagesë 3 milion euro nga thesari për një kontratë me kosto dyfishe për PPP-në në rrugën e Arbrit. Prej më shumë se një jave i kërkoj SPAK-ut të nisë hetimet për aferën e mafias së inceneratorëve. Një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia.

Mafia e plehrave, presion mbi një prej personave kyçë në skemën mafioze të inceneratorëve, Stela Gugallja. Nëse përgjegjësit e kësaj afere arratisen, përgjegjësia është e SPAK-ut. Paralajmëroj SPAK-un se nëse ndonjë prej të dyshuarve kryesorë në aferën e plehrave largohet, do të jetë përgjegjësia e SPAK”, u shpreh Basha.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka ngritur shqetësimin se numri real i të infektuarve nga COVID-19 është shumë herë më i lartë se ai që raportohet.

Basha citon një ekspert epidemiolog sipas të cilit në Shqipëri ekziston mundësia se mund të ketë 2500 raste ditore nga COVID-19, por për shkak të testimeve dhe transparencës nuk raportohen.

Basha zbulon se nga raportimet pranë ekipit të shëndetësisë në PD, numri i qytetarëve që kanë simptoma dhe nuk iu bëhet tamponi është disa herë më i lartë se të infektuarit që dalin nga raportimet ditore të autoriteteve shëndetësore.

”Gjatë mbrëmjes së kaluar ekipi i shëndetësisë në PD ka marrë një seri raportimesh nga territori i vendit, ku sipas përllogaritjeve të bazuara në denoncimet e qytetarëve që raportojnë simptoma vetë apo familjarët, dhe nuk testohet, nuk iu bëhet tamponi prej ditësh ka arritur në shifra disa herë më të larta se infektimet.

Vetëm ditën e djeshme, mjekë specialistë, infektologë të vendit dhe ekspertë shqiptarë kanë ngritur alarmin se numri real i infektimeve është shumë më i lartë.

Sipas të paktën njërit prej ekspertëve të njohur epidemiolog, bëhet fjalë për 2500 infeksione në ditë. Nuk kemi mjetet e nevojshme për nxjerrë infektimet reale. Ajo çfarë dinë shqiptarët është se raportimet tregojnë shifra të ulëta, po ashtu dhe fatalitetet.

Me këtë kryeministër dhe qeveri transparenca është kthyer në propagandë, shfaqje, justifikime për mosmarrjen e masave. Kjo nuk e fsheh përhapjen e virusit, apo për sfidën e familjarëve për t’u përballur me faturën financiare, apo paaftësinë e sistemit shëndetësor. Përballja me të infektuarit, dhe të sëmurët e tjerë që po kthehen.

Vetëm në Mat u mbyllën disa pavione në spital për shkak të infektimit të mjekëve. Ndonjëri karantinohet, ndonjëri trajtohet, ndonjë tjetër ka dhe nevojë për trajtim shtesë, por dhjetëra qytetarë mbeten pa shërbim. është kthyer në problem kronik gjendja e spitaleve.

Kolaps i sistemit dhe pasojat që ka për qytetarët është emergjenca më akute që kanë shqiptarët. E papërgjegjshme në rastin e qeverisë kriminale.”- tha Basha.

Artikulli paraprakKush është ish-kreu i PS i dënuar për vrasje
Artikulli tjetërHumb jetën nga nga Covid-19 specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë (Foto)