Basha: Dera e Demokratëve Euroatlantikë mbetet e hapur për çdo faktor opozitar që refuzon qeverisjen e korruptuar dhe marrëveshjet e fshehta me disa pjesë të opozitës

Në një intervistë për televizionin MCN, Lulzim Basha theksoi se dera e Demokratëve Euroatlantikë mbetet e hapur për çdo individ apo faktor politik që ndan vlerat parimore të opozitës.

Basha deklaroi se Shqipëria nuk ka luksin e përçarjeve opozitare dhe se, për të luftuar një qeverisje të korruptuar dhe të inkriminuar, është e nevojshme bashkëpunimi me çdo faktor opozitar që refuzon marrëveshjet e fshehta mes qeverisë dhe disa pjesëve të opozitës.

Ai shtoi se synimi është t’i jepet fund tranzicionit të gjatë duke ndërtuar një alternativë të fortë për Shqipërinë.

“Çdo individ apo faktor politik që e sheh veten në këtë përqasje krejtësisht parimore tonën, nuk ka pse të përjashtohet. Prandaj e kam thënë dhe e them, dera ime, në kuptimin dera e Demokratëve Euroatlantikë, e imja si kryetar i tyre është e hapur dhe mbetet e hapur. Sepse Shqipëria nuk e ka luksin e fermentimit të energjive vërtetë opozitare kur përball ka jo thjesht një qeverisje thelësisht të korruptuar dhe të inkriminuar, por dhe një pjesë të opozitës të rënë në gjunjë për interest personale përballë kësaj qeverisjeje. Kjo është arsyea që kondicionon për hir të interesit publik, derën e hapur dhe bashkëpunimin potencial me çdo factor opozitar që refuzon këtë kurth, këtë realitet të bashkëpunimit të qeverisë me një pjesë të opozitës. Dhe na dikton një gjendje politike dhe vendore të bashkëpunimit me të gjithë faktorët politikë që duan me të vërtetë t’i japin fund kësaj valle të stërzgjatur të tranzicionit” – u shpreh Basha.

Exit mobile version