Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka uruar festën e Kurban Bajramit nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale. “Mesazhi i kësaj feste dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin”, shkruan Basha në Facebook.
Mesazhi i plotë i Bashës
Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe shqiptarëve kudo ku janë, Gëzuar Kurban Bajramin! Sot në Festën e Flijimit që kremton mposhtjen e egos dhe forcën e besimit në Zot, mendimet dhe lutjet e mija shkojnë në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit dhe të nëpërkëmburit.
Mesazhi i kësaj feste dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!
Edhe ish-Kryeministri Berisha ka uruar besimtarët muslimanë dhe gjithë shqiptarët, festën e Kurban Bajramit.
Në një postim në rrjetet sociale, të shoqëruar me një foto të tij dhe të bashkëshortes, Berisha e konsideroi Kurban Bajramin, si ditën e mëshirës dhe sakrificës për të Madhin Zot, veten, familjen, vendin dhe kombin e tyre.
Urimi i ish-Kryeministrit Berisha
Gezuar Kurban Bajramin, Diten e Meshires dhe Sakrifices!
Te dashur miq, muslimanet shqiptar festojne sot Kurban Bajramin, diten e meshires dhe sakrifices se tyre per te madhin Zot, veten, familjen, vendin dhe kombin e tyre.
Le t’i urojme ne perzemersisht cdo besimtari musliman si dhe mbare shqiptareve, Gezuar kete dite te shenjte dhe t’i lutemi Zotit te pranoje dhe shperbleje me miresi cdo sakrifice e perpjekje te çdo shqiptari! sb