Basha dhe Meta vizitë në Gjermani për kapërcimin e krizës politike

Javën e ardhshme në Gjemani pritet të vijnë një sërë politikanësh nga Ballkani Perëndimor, ndër ta edhe kreu i opozitës së Shqipërisë, Lulzim Basha, dhe presidenti i Republikës, Ilir Meta. Lajmin e raporton gjermania “Deutsche Welle”.

“Vizitat e tyre janë jozyrtare, por nuk përjashtohet mundësia që të flitet për mundësitë e ndihmesës gjermane për kapërcimin e krizës në Shqipëri.

Vizita më e rëndësishme javës së ardhshme në lidhje me Ballkanin Perëndimor, pritet të jetë megjithatë ajo me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili të enjten paradite (6.05.) do të takohet me kancelaren Angela Merkel. Sipas zëvendës-zëdhënëses së qeverisë, Martina Fietz, takimi do të jetë në kuadër të përgatitjeve për samitin e korrikut në Paris, ku krerët e Kosovës do të takohen me ata të Serbisë, nën ombrellën dhe me ndërmjetësimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel”, raporton DW.

Artikulli paraprakCDU/CSU: Asnjë procedurë ligjore ndaj politikanëve dhe kriminelëve për blerjen e votave
Artikulli tjetërNeymar – Messit: Dua të kthehem në Barcelonë!