Basha dhe PD në sulm frontal kundër korrupsionit të Rilindjes: Dy kallzime penale në SPAK ndaj Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalën e tij në degën e PD të Njësisë nr.6 në Tiranë, deklaroi se javën e ardhshme forca politike që ai drejton do të depozitojë 2 padi penale ndaj kryeministrit Edi Rama.

Bëhet fjalë për akuzat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj si dhe për skandalin e denincuar së fundmi nga Basha, se McGongal është paguar edhe nga Inceneratorët.

“Java e ardhshme do të jetë një javë ku ndaj Edi Ramës PD do të depozitojë 2 kallëzime në SPAK. I pari bazohet mbi rëfimet e 2-shit të tij jetëgjatë, Arben Ahmetaj, se është vet ky kryeministër pronari i vërtetë dhe përfituesi kryesor i aferës së tmerrshme të inceneratorëve.

Dhe kallëzimi i dytë do të jetë pikërisht lidhja midis përfituesve nga inceneratorët, përfituesve nga afera McGonigal që çon detyrimisht tek i njëjti person, tek i njëjti emër, tek i njëjti përgjegjës.

Detyra jonë është t’i vëmë këto fakte para drejtësisë dhe detyra e drejtësisë është t’i zbardh në mënyrë profesionale me një hetim të thelluar, të paanshëmdhe objektiv shkeljet penale dhe përgjegjësitë ligjore për këtë aferë të tmerrshme”, tha ai.

Exit mobile version