Basha: Diaspora ka qenë gjithmonë shtylla e ekonomisë së vendit, tani është momenti të vendosni vetë për të ardhmen e Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka bërë thirrje për përfshirjen aktive të diasporës në procesin historik të votimit më 11 maj. Në një postim në rrjetet sociale, Basha vë në dukje rëndësinë e votës së diasporës, duke e cilësuar atë si një mundësi për të ndikuar pozitivisht në të ardhmen politike të Shqipërisë.

Ai fton qytetarët që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen në portalin zyrtar diaspora.kqz.gov.al, të shpërndajnë informacionin dhe të motivojnë të tjerët të bëhen pjesë e këtij procesi.

Postimi i plotë i Bashës:

Diaspora ka qenë gjithmonë shtylla e ekonomisë së vendit tonë, tani është momenti të vendosni vetë edhe për të ardhmen politike të Shqipërisë.

Më 11 maj , diaspora do të ketë mundësinë historike të votojë e të bëjë ndryshimin. Së bashku, mund të ndërtojmë një Shqipëri më të zhvilluar dhe më të drejtë – ashtu siç e keni parë e përjetuar në vendet ku jetoni.

Regjistrohuni, shpërndajeni këtë video dhe ftojini edhe miqtë tuaj të bëhen pjesë ndryshimit✅

Shqipëria meriton më shumë

Klikoni këtu për të nisur: diaspora.kqz.gov.al

Exit mobile version