Kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD se vendi është në kolaps total.
Basha tha se minimumi 15 mandate të qeverisë janë jolegjitime. Do të vazhdojë beteja për dekriminalizimin e zgjedhjeve, theksoi lideri i opozitës.
“Vendi është në kolaps total. PD do vazhdojë betejen për dekriminalizimin e zgjedhjeve. Ne do të përgatitemi intensivisht për zgjedhje dhe do t’i fitojmë ato. Duhet të bëhemi gati, dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më e shpejtë sesa e mendojmë”, ka thënë Basha gjatë fjalës së tij në mbledhjen me dyer të mbyllura.
“PD do të vijojë bojkotin e seancave plenare”, theksoi Basha.
Lideri demokrat tha se, nga grupi hetimor është sugjeruar arrestimi i Vangjush Dakos.