• Basha: Shqetësim i madh për mua që gruaja nuk merr atë që meriton
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shoqëruar nga Grida Duma zhvilloi një bashkëbisedim me studente dhe profesioniste të reja, me të cilat bisedoi për çështje të ndryshme përfshirë këtu edhe temën kryesore të momentit, zgjedhjet e 25 prillit.
Më poshtë biseda e plotë.
Lulzim Basha: Si jeni?
Xhulia Hysa: Mirё.
Grida Duma: Xhulia ka punuar nё komunikim.
Lulzim Basha: Jeni gazetare?
Xhulia Hysa: Po Juriste dhe merrem dhe me marketing.
Lulzim Basha: Gazetare, juriste dhe me marketing?
Xhulia Hysa: Po si çdo e re kёshtu duke kërkuar veten.
Lulzim Basha: Shumë mirё shkëlqyeshëm.
Grida Duma: The ke mbaruar nё…
Xhulia Hysa: Unё vazhdoj tё jem studente nё, pёr Drejtësi nё vit tё tretё dhe jam pёr Drejtësi siç tё thash dhe tani po pres pёr njё tё ardhme mё tё mirё.
Rajmonda Basha: Unё jam Rajmonda, kam mbaruar pёr Shkenca Politik, aktualisht jam Master Studime Rajonale, master shkencor dhe punoj si gazetare.
Lulzim Basha: Po bën studime tё politikës rajonale si master?
Rajmonda Basha: Po, master shkencor dhe po punoj si gazetare.
Edna Roshi: Përshëndetje! Jam Elda. Atëherë kam mbaruar studimet nё nivel bachelor nё Marrëdhënie Ndërkombëtare. Pastaj kam mbaruar mastarin pёr Studime Strategjike. Momentalisht drejtoj njё aktivitet privat si menaxhere dhe administratore. Dhe s’di ç’ tё them mё shumë, do tё kisha patjetër dëshirë tё mund tё ushtroja profesionin nё atё çka unё kam mbaruar, por me shumë shpresë dhe bindje tё plot do gjërat do tё vijnë mё mirё patjetër.
Lulzim Basha: Absolutisht! Jemi njё vend shumë tё bukur me tё gjitha kuptimet. Domethënë nё shoqërinë qё ndodhem, dhe nё ambientin qё ndodhem duket sikur je nё zemër tё Europës.
Edna Roshi: Kjo ёshtё edhe arsyeja, pse ne dhe si ne tё gjitha tё rejat këtu por edhe ata tё tjerët qё, tё cilët kemi ndenjur dhe përpiqemi, kemi treguar besim qё çdo gjё do tё vij momenti.
Lulzim Basha: Kjo ёshtё e rëndësishme se ambienti nё vetvete nuk e bën kёtё njё hapësira Europiane, prandaj e nisa me shoqërinë qё ndahen dhe nё ambientin ku ndodhemi. Këtu jemi nё zemër tё Europës, nё fakt nga ana gjeografike jemi nё zemër tё Europës. Nga ana politike, ekonomike dhe shoqërore ende jo. Por do tё ishte shumë mё keq nё qoftë se nuk do tё kishim tё paktën potencialet, kapacitetet njerëzore pёr t’u mbështetur qё ta bёjmё atё ёndёrr realitet.
Grida Duma: Po, por diskutimet qё bёjmё tё vërtetat, tё vërtetat fare domethënë se kjo ёshtё themeli. Si ti afrohemi brezit tё ri? Tё cilët nё fakt na tejkalojnë shumë shpesh edhe përtej planeve e programeve etj, etj. Problemi qё kanё gjithmonë ёshtё kjo çështja ёndёrr e integrimit. Pёr çfarë ёndёrrohet nё Shqipëri? Si ёndёrrohet nё Shqipëri? Edhe e gjithё e gjen kudo dhe po tё takoheshim 15 vjeçare, apo 16 vjeçare apo 20, apo 22 dhe i thua çfarë do tё bëhesh? Shumë shpesh gjen djalin apo vajzën e re qё nuk di tё tё kthej njё përgjigje. Sepse shpesh e di qё shkolla e ka mbaruar por shpesh nuk do ta bёj atё profesionin sepse modelet qё ka rreth e pёr qark janë modele me lekë. Dhe nё kёtё do tё diskutojmë pak, si mundemi ne le tё themi rinisё apo çunave dhe gocave qё leku nuk vlen gjithçka është ngatërruar në Shqipëri gjithë kohën që, ai që do të bëj para nëpërmjet punës, i barabartë me atë që do të bëjë para nëpërmjet korrupsionit, vjedhjes, përfitimit, e tjerë, e tjerë. Ne duhet të ndajmë njeriun e suksesshëm që e shijon mirëqenien me para dhe që e ndërton paranë gradualisht.
Se kjo gjëja për t’u bërë i pasur brenda ditës, po e shkatërron totalisht Shqipërinë. Pasuria brenda ditës, e dua dje, ta kisha dje. Kjo gjëja po e shkatërron gjithë rininë që sa herë që mblidhen, gjithë diskutimi është ëndërrojmë të kemi ca lekë. Dhe në fakt është kthyer në model kush? Makina e mirë, celulari i mirë, statusi i veshjes firmato, të gjitha janë të këndshme dhe kush nuk do t’i donte. Por çështja është që nuk janë qëllimi i jetës. Të thonë të gjithë në mënyra nga më të ndryshmet, sa lekë ke, sa lekë ka ai, çuni i filanit, çuni i filanes nëse ka para vlerësohet, nëse s’ka para demotivohet plotësisht. Ajo që ndodh rëndom, është kjo rënia e ëndrrës për t’u bërë njeri i arrirë. Edhe në fakt nuk është më trendi, as nuk është fendi, as nuk është e bukur sot të thuash që jam mjek. Mjek dakord se e shikojnë si pozicion të rëndësishëm, po t’i thuash jam profesor sot, nuk përbën ndonjë status të veçantë. Është një status i mbaruar. Po t’i thuash jam djali i filan biznesmeni apo jam djali i atij që ka marrë atë tenderin, menjëherë në shoqëri rritet status-quo. Dhe ky lloj ëndërrimi i njeriut që bëhet me profesionin përgjatë, është gjëja që ne duhet të kthejmë. Njeriu që është bërë me profesionin përgjatë. Si ke ëndërruar?
Lulzim Basha: Paraja nuk blen gjithçka. Ka një këngë të njohur të Beatles “can not buy me love”, paraja nuk blen dot dashuri, paraja nuk të blen dot shokë. Dashuria dhe shokët që vijnë nga paraja, nuk janë as dashuri, as shokë. Një individ i arrirë në një shoqëri të arrirë, më të rëndësishme ka të ndihet në harmoni, në lumturi. Një pyetje shumë e vështirë, në shumë gjuhë është: cila është fjala e kundërt e vetmisë? Edhe në shqip më thoni, cila është fjala e kundërt e vetmisë?
Edna Roshi: Është harmonia.
Lulzim Basha: Është harmonia. Mirëpo ta blen harmoninë leku? A është harmoni e vërtetë ajo? Sa njerëz njohim që kanë rendur pas lekut gjithë jetën e tyre dhe kanë përfunduar të lumtur, të rrethuar nga miq të vërtet dhe të rrethuar nga dashuria. S’po flas për Shqipërinë, se Shqipëria 30 vite ka që është futur në rrugën e mirëqenies ekonomike. Po flas për botën. Pra, është e vërtetë që paraja nuk blen gjithçka, por arsimi, edukimi, kultura, statusi që vjen përmes vlerësimit të duhur, të vlerave të duhura, të punës. Këto pastaj janë mekanizmat që një shoqëri i japin çdo individi vendin që i takon. Roli i qeverisjes për ne të djathtët, është që jo vetëm mos ta pengojë, por ta nxisë individin si pjesë të shoqërisë, të arrijë këtë status. Përball kemi tjetër mendësi, që shteti është gjithçka dhe shteti do përcaktojë ku do rrish, si do rrish, me një këmbë apo me dy këmbë, kur të dua unë e si të dua unë e si të dua unë. Këto janë dy ndarjet e mëdha ideologjike. Fatkeqësisht në Shqipëri nuk bëhet fjalë për ideologji.
Këtu ka një qasje që është qasja jonë, qasja e lirisë individuale, e drejtës për të zgjedhur, e mundësive dhe shanseve të barabarta për të shfrytëzuar talentet, individualitete të cilat janë të ndryshme, se s’mund të pretendojmë që të gjithë do të jenë artistë të arrirë, që të gjithë do jenë sportistë të kombëtares, të gjithë do të jenë shkencëtarë dhe do të marrin çmimin Nobel. Por të paktën mundësia që gjithkush të shfrytëzojë aftësitë e veta apo talentet e veta, për të jetuar dhe për të ndërtuar një jetë të denjë, jo thjesht si individ, por si pjesë e shoqërisë. Kjo është një e drejtë e patjetërsueshme në kuptimin tonë të të bërit politikë, pra të shërbyerit të një të mire publike.
Natyrisht ka nga ata që nuk konkurrojnë dot për arsye të ndryshme, fatkeqësive, shëndeti dhe këta nuk mund të mbeten pas. Në qoftë se ata i lëmë mbrapa, atëherë ne jetojmë në një shoqëri të ndarë në dysh. Pra pa diskutim programi ynë, plani ynë për të nesërmen është që askush nuk mbetet mbrapa, askush. Edhe ata që fati i ka lënë mbrapa, edhe ata që një përzierje e pamundësisë apo e paaftësisë për të konkurruar i ka nxjerrë në limite, në periferi të shoqërisë, edhe ata meritojnë një shans. Sigurisht që kjo është një detyrë shumë e rëndë, shumë e madhe e cila kërkon përgjegjësi , kërkon seriozitet, por mbi të gjitha kërkon normalitet, kërkon një fytyrë njerëzore të politikës, një shpirt njerëzor të politikës.
Grida Duma: Kjo është sfida më e madhe që kemi.
Lulzim Basha: Nuk është vetëm e imja, nuk është vetëm e jona, është sfida e shoqërisë.
Grida Duma: Unë edhe po e diskutoja me gocat përpara, ne nuk e çmontojmë dot faktin që njerëzit shohin liderin, shohin individin.
Lulzim Basha: Duhet ta çmontojmë sepse secili duhet të jetë lideri i vetes së vet.
Grida Duma: Ne nuk e përjashtojmë dot që jemi shoqëri që shohim individin, atë karizmatikun, të madhin, ulëritësin, bërtitësin, zhurmuesin, që kërkon brohoritje, që kërkon bastisje e hapësirës së tjetrit , gjithçka. Unë mendoj që sfida e Lulzim Bashës si kryeministër përtej gjithë gjërave të tjera, që është fillimi i vendit, mirëqenia etj, është nëpërmjet rolit individual të heq rolin e individit, që është njëkohësisht kundërshtia e vetvetes. Domethënë të vijë individi i cili do të thotë të gjithëve që nëpërmjet meje ju do zbrisni kultin e individit. Është gjë shumë e rëndësishme, gjë shumë e madhe. Domethënë si ta normalizojmë këtë shoqëri. Ne themi heroizmin, më kujtohet Orteka Gaset që thoshte kohët tona nuk kanë më heronjtë me shpata, me parzmore, kanë heronjtë e durimit, heronjtë që tregojnë që e zakonshmja është sistemi më i vyer i qytetërimit, ajo që ndërton ngadalë, ngadalë dhe unë mendoj që sfida më e madhe dhe patjetër në mbështetjen tuaj, tënde, tonën se nuk dua ta them tani me përemër por e di që këtë e ke vetë në kuptimi të jesh kulti i individit që zbret kultin e individit.
Lulzim Basha: Shiko, kjo nuk është kaq e vështirë për mua madje është pjesë e imja sepse ne njihemi me Gridën prej kohësh, bashkë takohemi për herë të parë. E kam thënë gjatë fushatës. Nganjëherë fushata ka vetinë që të nxjerrë në sipërfaqe, të bën të komunikosh gjëra që ne i mendojmë, i kemi bindje të thella por në morinë e gjërave që sjell përditshmëria nuk jepet mundësia ti komunikosh. Dhe një nga gjërat që kam thënë kryesisht në studio ku jam pyetur por edhe me njerëzit kur jemi ulur në biseda, roli i lidershipit është i dyfishtë, pa diskutim.
Të drejtoj, të udhëheq, të rrëfej rrugën drejt përballjes me sfidat me sukses, tejkalimin e tyre dhe arritjen e objektivave dhe kjo do të thosha është roli kryesor por ky rol nuk mund të kryhet kurrsesi me sukses dhe çdo sukses i përkohshëm do të shuhet, do të ç’bëhet në kuptimin afat mesëm, afatgjatë nëse nuk bën dot pjesën tjetër, nëse nuk kupton dot përgjegjësinë tjetër që ka, nëse nuk realizon dot atë përgjegjësi që është që në atë moment ti je dhe modeli, je modeli në gjithçka, jo vetëm në shoqëritë si të tonat që për fat të keq vijën nga një e kaluar e kultit të individit. Por edhe në shoqëri me opinion publik shumë të fortë , me një elitë intelektuale shumë të fuqishme.
Dikush që ka këtë pushtet me kushtetutë, me zgjedhje, dikush që ka këtë ekspozim, këtë megafon se normalisht kryeministri, presidenti, deputeti, ministri ka një megafon shumë më të madh se çdo qytetar tjetër automatikisht ke një përgjegjësi, je model. Je model për të gjithë, je model për bashkëpunëtorët, për vartësit, për administratën, je model për familjet, për prindërit pra je model në çdo gjë. Pra, duhet ta peshosh mirë fjalën sepse këtu pastaj vijmë në disa lloj përplasjesh të cilat mbartin me vete rreziqe të mëdha. Përplasja e fundit është ajo midis populizmit, pra manisë për të thënë atë që mendon se do të ketë efekt të menjëhershëm pavarësisht nëse efekti do të jetë negativ ndoshta dhe shkatërrimtar të nesërmen ose pas një jave apo pas një muaji ose durimit dhe seriozitetit, pushteti për njeriun e lirë dhe për njeriun e përgjegjshëm është në radhë të parë përgjegjësi jo privilegj, është përgjegjësi e jashtëzakonshme
Xhulia Hysa: Mendoja ta vazhdonim këtë bisedë në lidhje me modelin, sepse sot ne jemi në kushtet kur duhet të mbrohemi nga ai që na qeverisë, që do të thotë, të kemi një model të tillë nga i cili duhet të mbrohemi që mos të marrim asgjë, asnjë veti të tij. Ne na duhet një model me integritet, pra ajo që tha dhe Grida, një person normal, një si gjithë ne që udhëheq, që ka përgjegjësinë të udhëheq me dinjitet, të veprojë dhe të zgjedhë. Ne jemi sot këtu sigurisht për t’ju mbështetur për ëndrrën europiane të përbashkët.
Lulzim Basha: Padiskutim që prek kudo padurimi për ndryshim, e prek edhe shpresën dhe besimin se ky ndryshim vjen duke votuar për partinë demokratike dhe kjo është një vlerësim për punën që kemi bërë, në veçanti përsa i përket programit tonë që është një program serioz dhe pozitivizmit që ka karakterizuar fushatën tonë, i kemi ikur kurthit të tij të banalitetit, të uljes sa më shumë të stekës dhe të pritshmërive të shqiptarëve për të thënë të gjithë janë njësoj, përkundrazi sa më shumë e ulte ai stekën, aq më shumë e rrisnim ne. Paradoksi dhe po e mbyll me këtë për tua dhënë fjalën sepse është një paradoks që duhet ta zgjidhim bashkë, është që ndërkohë që ne i kemi këto kapacitete, i prodhojmë këto kapacitete, por i humbim më shpejt dhe më shumë se çdo vend tjetër i rajonit drejt perëndimit, ndërkohë që nuk mund të dalim nga kjo situatë pa i patur këtu dhe pa u dhënë pushtetin, veglat, mekanizmat që të na ndihmojnë të ndihmojmë Shqipërinë të ecë përpara
Grida Duma: Në themel shpesh ndodh e njëjta gjë që pavarësisht që ne themi varfëria ekonomike, varfëria ekonomike, por njerëzit vuajnë më shumë padrejtësinë se sa varfërinë, po ti vendosësh të dyja në peshoren e të keqes. Njerëzit vuajnë më shumë kur i keqtrajtojnë, i ofendojnë , se sa thjeshtë kur nuk kanë. Nuk ka nevojë që infermierja sot të ta kërkojë, sepse njerëzit e japin sepse nuk ndihen më të sigurt për asgjë, pra siguria në këtë vend, është siguria kur jep para dhe para duhet të japësh sa më shumë para. Tjetri që ka tenderin më të lartë , ai është dhe më i sigurt, pra ose i pyes herë pas here, shikoni policin në rrugë, çfarë ndjeni kur shikoni policin në rrugë, bezdi apo siguri, bezdi, pra nuk të jep shteti idenë që është duke u kujdesur, por të gjitha këto vijnë si pasojë e një gjeje madhore.
Kush është kjo gjëja, është ky stili që janë mësuar dhe e ngrenë në legjendë për sjelljen e shqiptarëve, rrihi, shaj, pensionoj, kërcënoj, se do të binden. I forti është ai që shfryn dhe nuk është i fortë ai që përbëhet se ky është themel i madh. Domethënë nëse deri sot nuk ke zgjedhur asnjë moment, s’do thuash asnjë sharje, të mos bërtasësh asnjë moment dhe të mos shfrysh nervat e tua dhe nuk e ke bërë në fakt. Dhe çfarë është kjo? Është shenjë e pasjes të vetëkontrollit. Në të gjitha njohuritë shkencore apo të mençurisë popullore njeriu i mençur që është në gjendje të udhëheqë është njeriu që ka vetëkontroll dhe njeriu që shpërthen, që lëshohet që e lenë nervat është njeriu që historikisht, në të gjithë historitë e lidershipit është ai që i ka bërë keq vendit. Sepse pushteti është i mundshëm që kur shfryn ti do të shfrysh tek ata se ku do të shfrysh tjetër. Pra, normaliteti, qetësia, vetëkontrolli janë forca. Këtë gjënë duhet ti tregojmë se si njerëzit duhet ta gjejnë tek ky kult individi pa kult individi. Kështu që ne duhet të tregojmë…
Lulzim Basha: Të futesh në brendësinë e të keqes.
Grida Duma: Futesh, ekzakt.
Lulzim Basha: Apo të vazhdosh spiralen e rritjes pozitive që e ka brenda çdo njeri vetvetiu dhe zgjedh ta nxjerrë, ta përdorë për veten e tij, ta reflektojë tek shoqëria, tek familja, apo ta ndryshe dhe të bjerë viktimë e ciklit të negativitetit. Kjo është dilema e përditshme e njeriut, kjo ka qenë edhe pyetja kryesore e kësaj fushate, në fakt e këtyre 8 viteve. Ti përgjigjemi zjarrit me zjarr, sy për sy e dhëmbë për dhëmbë, apo ta lemë të keqen të bjerë në batakun e vet siç ka rënë tashmë në syrin e gjithë shqiptarëve. Dhe siç e thashë çdo ditë që ai zgjedh ta ulë stekën ne duhet ta ngremë edhe më lart, ti themi shqiptarëve jo, pritshmëritë tona njësoj si pritshmëritë tuaja janë shumë më të larta dhe aftësitë dhe mundësitë tona për ti bërë këto mundësitë realitet po kështu janë plotësisht të mundshme. E para, sigurisht, vjen të dielën.
Që të bëhen realitet gjëja e parë e domosdoshme është ndryshimi. Ftesa është që të shkoni dhe të votoni me vetëdije qytetare se në atë moment po merrni një vendim madhor i cili do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm po se po për 4 vitet e ardhshme. Por unë besoj se nuk ka zgjedhje më të rëndësishme sesa këto, sepse siç e dini shumë gjëra që duhet të kishin ecur përpara, jo vetëm ekonomia por edhe integrimi Europian kanë mbetur në vend. Dhe në një farë mënyre këto do të jenë zgjedhjet të cilat do të vendosin edhe 4 vjet të tjera ngecje në vend apo do të shkojmë përpara. Edhe 4 vjet të tjera rrezikojnë izolim, izolim të Shqipërisë. Dhe ne e dimë, ju jeni tepër të reja, po ne e dimë, unë e di çdo të thotë një vend i izoluar siç ka qenë Shqipëria më parë, e izoluar nga Europa, e izoluar nga bota.
Grida Duma: Monda ka një ide shumë të këndshme të vetën që thotë që të merresh me politikë nuk do të thotë të jesh anëtar partie dhe gabimi më i madh, thotë Rajmonda, është që na imagjinojnë që ne që merremi me politikë jemi anëtarësuar në parti. Jo, politika është një dimension më i madh sesa kaq. Stela ë patriarkale apo jo?
Stela Hoti: Po faktikisht mua më bën të ndihem shumë mirë që vit pas viti po vërehet që një përmbysje e shoqërisë patriarkale dhe femra është bërë një komponent i fortë në çdo lloj fushe duke filluar nga vendimmarrja në shtëpi, në punë. Përshembull ne kemi parë kohët e fundit që shumë gra të suksesshme kudo, nuk po flas vetëm në politikë apo… pothuajse në çdo fushë. Dhe si rini për ne është shumë e rëndësishme kjo që shembuj që në ndjekim të jetë i suksesshëm në mënyrë që të frymëzohemi nga ata dhe të krijojmë aspirata për jetën. Pasi jemi ne ata që jemi fryt i shoqërisë edhe që do e vazhdojmë këtë rrugë. Prandaj është shumë e rëndësishme që shembulli që ndjekim të jetë ai i duhuri dhe jo ky që të paktën unë jam mësuar të shoh këto 8 vitet e fundit.
Lulzim Basha: Më pëlqen kurajo dhe optimizmi që shpreh kjo që thua. Unë besoj që jetojmë akoma në një shoqëri ku gruaja nuk e ka vendin e saj dhe për mua ky përbën një shqetësim të madh. E kam thënë në takime me gratë po e them edhe sot. Shoqëritë ndahen. Ato të cilat gjysma e shoqërisë merr atë që i takon, ecin përpara. Ato të tjerat që mund të jenë të bekuara nga zoti, pasuritë të jashtëzakonshme nëntokësore dhe s’dua të shkoj më tej se nuk është vendi për paragjykime. Por që nuk i japin gjysmës së shoqërisë atë që i takon, sado të pasur të jenë në kuptimin e burimeve natyrore nuk ecin dot përpara ose ecin shumë ngadalë. Është fare e thjeshtë natyra na ka ndarë në 2, burrin dhe gruan. Harmonia mes të dyve çdo kuptim është çelësi i suksesit, për një çift të lumtur, për një familje të suksesshme, për një shoqëri të suksesshme, për një komb të fortë, për një shtet efektiv.
Nëse nuk arrihet kjo atëherë të gjitha të tjerat çalojnë. Problemi është i dyfishtë duke patur parasysh se në shoqëri si tonat, gruaja e ka një barrë të dyfishtë. Kur është e punësuar do të bëjë 2 punë, punën me të cilën punon dhe pastaj punët e shtëpisë që e presin. Kur është e papunësuar e vuan dyfish, mungesën e punës, pra të të ardhurave dhe prapë ka barrën e dyfishtë që kjo sjell për familjen. Ndërkohë përkrahja, mbështetja që merr në formën e vendimeve, politikave që bëhen nuk është as gjysma e asaj që mund të ishte. S’po them e asaj që duhet të ishte po që mund të ishte. Edhe mundësitë aktuale të shtetit shqiptarë. Ndaj ne jemi fokusuar në disa aspekte në programin tonë për ta zvogëluar në mos për ta mbushur këtë hendek. Së pari zbatimin rigoroz të barazisë së pagës për punë të barabartë, që është vetëm në letër po të gjithë e dimë nuk funksionon në praktikë.
Së dyti stimulimi pozitiv, atë që quajnë diskriminim pozitiv qoftë në arsimin profesional, arsimin kualifikues, arsimin e lartë. E në veçanti punësimi për vajzat dhe gratë shqiptare dhe padiskutim dhënien fund të diskriminimit dhe të keq përdorimit të gruas në administratë dhe në nivelet e larta të vendimmarrjes politike. E kam thënë dhe e përsëris që në qoftë se e shohim gruan si fasadë për të mbuluar apo zbutur imazhin tonë si burra, në veçanti kur jemi të vetëdijshëm si çedon dhe ku çedon apo thjesht si numra atëherë ky është treguesi më i qartë i paragjykimit dhe i mosvlerësimit të gruas. Dhe për mua gruaja nuk është dhe nuk ka për të qenë kurrë as fasadë as numër. Kemi dhe probleme të tjera të mëdha të cilat… dështimi me ekonominë këto 8 vite kryesisht por dhe dështime të tjera i kanë thelluar siç është dhuna në familje. Studimet tregojnë që jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera si Shqipëria kur bie ekonomia shtohet dhuna në familje, e cila të gjithë e dimë që është zakonisht në një drejtim.
Dhe mungesa e instrumenteve efikase për ti bërë përballë jo vetëm në kuptimin penalizues të dhunuesit por edhe parandalues dhe korrigjues. Si mund ta arrijmë këtë? Përgjegjësitë kryesore të grave janë fëmija është familja, natyrisht dhe e bashkëshortit. Në planin tonë ne parashikojmë asistencë direkte për çiftet e reja dhe për çiftet me fëmijë. Dhe padiskutim që përfituesi kryesor është nëna apo e reja, bashkëshortja. Subvencionet për banesat, ne planifikojmë nga viti i parë buxhetor 5000 subvencione 100% të interesave të kredisë për të blerë një banesë. Dhe ne e dimë që mungesa e një banese tënden është një nga pengesat kryesore për çiftet e reja për të filluar me të vërtetë jetën si një familje e re. Pagesa, çeku prej 30 mijë lekë të vjetra në muaj për çdo të porsalindur deri në moshën 5 vjeçare. Nuk them që do bëjmë mrekullira por jemi të sigurt që afro zeron kostot shtesë që sjell një fëmije me ardhjen në jetë.
Dhe pastaj kjo vazhdon me tekste falas, por falas prej vërteti të paguara nga buxheti i shtetit, në arsimin parauniversitar që përbën një kosto të papërballueshme për mbi 60% të familjeve shqiptare sot, nuk është një gjë e vogël. Vazhdon me reformën në arsimin e lartë e cila nuk do ti pamundësojë asnjë të riu dhe asnjë të reje, pra asnjë biri dhe asnjë bije nënash, po flasim tani në aspektin e grave, studimet për shkak të pamundësive ekonomike të familjes. Pra nëse e sheh programin në tërësi me të vërtetë që prioritetet janë marr sipas halleve. Ekonomia, shëndetësia, arsimi pra papunësia, kosto e jetesës, çmimet, shëndetësia në tërësi, pandemia në veçanti, etj. Por po ta shikosh të gjitha janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe në këtë kuptim masat që duken sociale apo kundër rënies demografike, sa prej emigracionit, sa prej tkurrjes së lindshmërisë, janë në vetvete edhe masa që fuqizojnë gruan shqiptare, fuqizojnë vajzat shqiptare dhe në këtë mënyrë mbyllin këtë hendek apo zvogëlojnë këtë hendek dhe na bëjnë në vetvete, të ecim edhe më shpejt, edhe më të sigurt drejt standardit europian.
Rajmonda Basha: Thjesht unë do e lidhja pak me mentalitetin që kanë shqiptarët për politikën, se në momentin që thua, merrem me politikë, jo domosdoshmërisht duhet të jesh i lidhur me një parti politike. Po për mua, të merresh me politikë, do të thotë edhe biseda te dyqani i lagjes që bën me shitësin, të merresh me politikë do të thotë, të jesh aktiv, të mendosh për vendin tënd por përsëri nuk i vë faj popullit shqiptar, të themi, sepse shembulli i politikës këtu në Shqipëri është bërë i shëmtuar. Unë e lidha pak me Monteskje dhe më pëlqen ndarja që bën Monteskje, të pushteteve, që ndan tre pushtetet: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Këtu në Shqipëri, janë bërë të tre bashkë dhe është një gjë shumë e shëmtuar që njerëzit nuk kanë më besimin te politika dhe domosdoshmërisht, në momentin që thua unë jam aktive në politikë, të lidhin, të etiketojnë dhe të thonë me cilën parti politike je. Por të merresh me politikë do të thotë thjesht të jesh aktiv në vendin tënd dhe të duash që gjërat të përparojnë për mirë.
Lulzim Basha: Të falënderoj shumë dhe mesazhi që jep, është shumë i rëndësishëm! Edhe për atë që do të ndodhë të dielën, se të merresh me politikë, është edhe të shkosh të votosh! Është gjëja kryesore, është detyra kryesore e qytetarit ndaj vetes së tij, ndaj familjes, ndaj qytetit, ndaj shoqërisë, ndaj kombit.
Xhulja Hysa: Desha të ndalem pak vetëm te potenciali i të rinjve dhe ata të rinj, të cilët vendosën të largohen dhe që padiskutim është një mëkat. Mendoj se ka ardhur koha që realisht t’i kthehemi normalitetit, t’i kthehemi normalitetit, t’i kthehemi vendit tonë dhe përveç kësaj, unë ju falënderoj pafund që isha sot këtu dhe mendoj që ka ardhur momenti, së bashku në datën 26 do jetë koha e ndryshimit dhe e normalitetit, pa diskutim.
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Edhe unë e kam shijuar jashtë mase këtë takim sepse normaliteti është ajo që njerëzit kërkojnë. E ndjej kudo, ndryshimi është ajo që njerëzit kërkojnë. Etja për ndryshim dominon gjithçka. Pas 8 vitesh në vendnumëro, njerëzit janë të etur për ndryshim dhe kjo, më gëzon por edhe më ngarkon me një përgjegjësi shumë të madhe. Di që bashkë do t’ja dalim sepse unë, si njeri, si formim, si karakter besoj tek normaliteti. Këtë gropë e kemi shkaktuar vetëm duke pranuar anormalen si normalen, duke ulur kokën para të keqes. Dhe me 25 prill është dita për t’i dhënë fund kësaj, për të mos e pranuar më anormalen si normale, për të mos e pranuar më stekën që sa vjen dhe ulet. Por, për të pranuar që ëndrrat tona mund të plotësohen, mund të bëhen realitet, por këtu në vendin tonë, pa pasur nevojë të largohemi.
Jam plot me besim kur takoj njerëz, të rinj, të reja si ju sepse e di që kjo nuk është një detyrë të cilën do ta bëjmë të vetmuar por është një detyrë që do ta bëjmë të gjithë bashkë. Në radhë të parë, në raport me veten tonë, në raport me familjet tuaja dhe pastaj, në raport me shoqërinë në tërësi. Dhe shpresoj dhe besoj që edhe kjo copëz normaliteti që më ofruat sot këtu dhe që më frymëzon jashtë mase, të shërbejë për t’i treguar kujtdo që ta kërkojë atë dritën brenda në shpirtin e vet, ta ndezë dritën e normalitetit, të shpresës, të ndryshimit dhe të na kujtojë që në radhë të parë duhet të jemi njerëz dhe pastaj, t’i ofrojmë politikës fytyrën njerëzore, ndjesi njerëzore. Dhe vetëm pas kësaj, do të jemi në gjendje t’i shërbejmë denjësisht sepse në fund të fundit të merresh me politikë do të thotë mbi të gjitha të shërbesh. Faleminderit Grida, Edna, Monda, Stela dhe Xhulia! Kënaqësia ishte e gjitha e imja!