Basha: Do të luftojmë çdo ditë për ndarjen e politikës nga krimi

Jemi ne që luftuam dhe luftojmë kundër kriminalizimit të politikës, dhe sfidës që krimi i organizuar po i bën çdo vlere të shoqërisë tonë me bekimin dhe ortakërinë e Edi Ramës, sepse ne nuk mund të pranojmë kurrë që institucionet publike të përqafojnë një model, që askush nuk do ta pranonte për familjen apo fëmijët e tij.

Ne nuk e veshim kriminelin me kostum për ta futur në parlament dhe bashki.

Ne kemi luftuar dhe luftojmë që institucionet e shqiptarëve të jenë të lira nga ndikimi i krimit dhe në shërbim të qytetarëve.

Ne e dimë fare mirë, që kur ky tumor përhapet në indet e një partie politike, metastazat e tij kapin gjithë shtetin, deri në atë pikë sa sot është e qartë për të gjithë pa përjashtim, se pushteti i rrëmbyer me masakrën zgjedhore, nuk i përket qytetarëve, as socialistëve, por ortakëve të Edi Ramës që blenë vota, shantazhuan, dhunuan, dhe në këmbim marrin kontrollin mbi ato institucione që i shërbejnë më mirë interesave të tyre kriminale.

Artikulli paraprakBasha: Pa fituar luftën për demokraci, e ardhmja nuk do të jetë më mirë!
Artikulli tjetërBasha propozon Platformën Qytetare për Demokracinë: Bashkëpunim me të gjitha grupet shoqërore që kërkojnë ndryshim