Basha: Donin të hapnin kantierin e parave të pista për Taulant Yaris dhe mikun e tij trafikant droge

Lideri i opozitës, Lulzim Basha u shpreh nga protesta në Unazën e Re se, Rama me bandën në qeveri donin të hapnin kantierin e parave të pista për Taulant Yaris dhe mikun e tij trafikant droge.

“Nga kjo bandë hajdute, kjo bande e pashpirt e shtazarake, që tash një vit është kthyer në terrorin e fëmijëve dhe të vogëlushëve shqiptarë, në terrorin e fëmijëve të unaza e anë e kënd vendit, për shkak se ka vendosur xhepin e pangopur dhe të babëzitur të Edi Ramës, hajdutit më të madh në tre dekada në Shqipëri, mbi interesat e qytetarëve të thjeshtë, mbi bukën e gojës së këtyre vogëlushëve. Me krenari e përsëris se Unaza e re, ka qënë dhe është frymëzimi për betejën tonë.

Të gjithë bashkëqytetarëve që po na ndjekin në këtë çast apo në kronikat e lajmeve të atyre ekraneve që nuk kanë pronarë plaçkitës të bukës së fëmijëve tuaj dhe të ju jap këtë mesazh: Donin të vidhnin këtu 40 milion euro për 2 kilometra, 30 milion prej tyre ti çonin në kontot bankare. Donin të hapnin kantierin e parave të pista duke zhvendosur Lanën për Taulant Yaris dh mikun e tij trafikant droge që do të pastrojë 60 milion euro. Dhe për këtë donin të shkatërronin shtëpitë e mbi 1 mijë familjeve”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakBasha në protestën e Unazës së Re: Rezistenca juaj me të keqen është shtrirë anë e mbanë Shqipërisë…
Artikulli tjetërBasha: Rilindja e krimit është katandisur në një kotec-palestër!