Ka ardhur vendimi i shumëpritur nga Gjykata e Colmarit në Francë, e cila ka liruar ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, duke refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradim. Seanca zgjati vetëm pak minuta, paraditen e sotme, ndërsa vetë Haradinaj tha se, kjo është një fitore ndaj shqiptarëve. “Procedura u mbyll, është refuzuar kërkesa për ekstradim, që nga ky moment tani jam i lirë për t’u kthyer. Do shkoj të marr pasaporten në Strasburg. Shpresoj që sot të mbërrij në Kosovë. Janë humbur 4 muaj, koha është e çmueshme. Shqiptarët kanë fituar në këtë përballje. Faleminderit ju që jeni këtu. Faleminderit të gjithëve që me keni përkrahur. Sot u kry kjo procedurë, ju kemi vonuar. Kam dëshirë tju marr të gjithëve në Kosovë. Vendimi i Gjykatës franceze u prit me duartrokitje nga të gjithë mbështetësit e Haradinajt”, tha Haradinaj. Kryetari i PD, Basha ka përshëndetur dje vendimin e drejtësisë franceze për të lejuar kthimin e Ramush Haradinajt në Kosovë, pas shumë javësh qendrimi në Francë. Përmes një deklarate për mediat, Basha tha se, vendimi i drejtësisë franceze është një mesazh i qartë ndaj Serbisë, e cila duhet t’i japë fund urdhërarresteve të saj ndaj luftëtarëve të Kosovës. “Ndava me kënaqësi lajmin se, drejtësia franceze mori më në fund vendimin e duhur për Ramush Haradinajn, duke e lënë atë të lirë për t’u kthyer në atdhe. Vendimi i sotëm është drejtësia e plotë, pas shumë javësh qëndrimi në Francë. Urdhër arrestet e Serbisë janë jo vetëm padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por njëkohësisht sulm ndaj vetë pavarësisë, ndaj Republikës së Kosovës dhe integritetit të saj politik. Me vendimin e sotëm të drejtësisë franceze, Serbia duhet të ndërgjegjësohet një herë e mirë, e të anulojë urdhërr arrestet e saj për luftëtarët e Kosovës. Po kështu është detyrë kryesore e qeverisë shqiptare, që të ushtrojë presion ndaj Serbisë dhe kërkesa ndaj vendeve të tjera, për të detyruar Beogradin të heqë dorë nga praktika e turpshme, e padrejtë dhe provokative e urdhër arresteve të tilla në mënyrë që padrejtësi si kjo me Ramushin të mos përsëriten më”, shprehet Basha në reagimin e tij.
Kryesore
Continue to the categoryBasha bashkë me bashkëshorten vizitojnë ekspozitën “The Sun Also Sets”: Ofron...
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, së bashku me bashkëshorten e tij, Aurela Basha, vizituan ekspozitën e parë vetjake në Shqipëri “The Sun Also...