Basha: Duhet një drejtësi siç e parashikon Kushtetuta, jo drejtësi siç e parashikon Surreli

Kryetari i PD, Lulzim Basha po zhvillon një takim në Sarandë me operatorët turistikë të zonës. Gjatë bashkëbisdimit me opratorë turistikë në Sarandë, Basha ka premtura angazhimin e Partisë Demokratike për biznesin.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh ndër të tjera se, këta duan të kapin gjithë drejtësinë. Duhet një drejtësi siç e parashikon Kushtetuta, jo drejtësi siç e parashikon Surreli.

“Këtu nuk ka Gjykatë Kushtetuese të pavarur. Rama në bashkëpunim me Dvoranin duan të kapin kushtetutën. Këto janë orët e fundit të Tiranisë. Këta duan të kapin gjithë drejtësinë. Duhet një drejtësi siç e parashikon Kushtetuta, jo drejtësi siç e parashikon Surreli.

Edi Rama ka vetëm një qëllim, ose ta kapë ose ta bllokojë reformën në drejtësi. Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese, është grusht institucional”, tha Basha.

fier

Exit mobile version