Kryetari i PD, Lulzim Basha reagoi dje pas Foltores të mbajtur nga ish-Kryeministri Sali Berisha me gratë dhe vajzat e Lidhjes Demokratike të Gruas.
Basha shkruan në një postim në Twitter se, asnjë trillim nuk do e shndërrojë PD-në në mburojë të interesave të Berishës.
Reagimi i kryetarit Basha ndaj Berishës
E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale.