Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh gjatë një takimi me banorët e Lushnjes se, kjo që po ndodh me Aeroportin e Rinasit është një dështim i Ramës. Basha tha se, Rama vuri veten mbi shqiptarët.
“Edhe kjo që po ndodh në aeroport është dështimi i një njeriu që ka vënë interesat e tij mbi ato të çdo shqiptari. Dua t’i referohem atyre nënave që takova. Ora po vjen, dita po vjen”, u shpreh Basha.
Fluturimet në Aeroportin “Nënë Tereza” janë pezulluar që prej ditës së djeshme, për shkak të protestës së kontrollorëve që kundërshtuan uljen e pagës.